Shtyhet pretenca ndaj ish-kryebashkiakut Jorgo Goro, shkak kërkesa e prokurorit për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

htyhet pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronës shtetërore.

Shkak është bërë kërkesa e prokurorit Elvin Gokaj që tha se janë se ka përgatitur konkluzionet përfundimtare në një material prej 75 faqesh, por njëherësh kërkon kohë për të analizuar pretendimet e mbrojtjes të paraqitura në seancën e fundit.

“Na duhet kohë për të integruar në mënyrë të plotë qëndrimet e mbrojtjes në konkluzionet tona”, u shpreh Gokaj. Seanca e radhës për dhënien e pretencës u caktua për datën 2 korrik, ora 08:30.

Jorgo Goro akuzohet për shpërdorim detyre në mënyrë në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës të Bashkisë Himarë, Vasillaq Strakosha gjithashtu i pandehur në këtë dosje.

Çështja është ngritur pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili akuzon Goron se në vitin 2016 ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 metra katrorë tokë duke ia kaluar Arqile Bollanos, i komanduar si pasues në krye të Bashkisë Himarë./kb

Të fundit

Foshnjat e para në botë me ADN nga tre prindër lindin pa sëmundje të trashëguara

Tetë foshnja të lindura në Mbretërinë e Bashkuar me ADN nga tre persona, nuk bartin sëmundjet e trashëguara mitokondriale,...

Shpresa se mund të ndryshojë sistemi nuk është shuar!

Alban Daci Politikën e bëjnë se duan pushtet; Politikën e bëjnë se kanë dëgjuar se ka fitime e privilegje; Politikën e bëjnë, sepse e kanë ego personale; Politikën...

UNICEF publikon shifra alarmante: Mesatarisht 28 fëmijë vriten çdo ditë në Gaza

Në një raport tronditës të paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, UNICEF deklaroi se më shumë se 17,000 fëmijë janë vrarë në Gaza...

Video intime dhe shantazh, arrestohet 35-vjeçarja që u mori 10 mln euro murgjve budistë

Një grua 35-vjeçare është arrestuar në Tajlandë pasi dyshohet se filmoi veten duke kryer marrëdhënie seksuale me murgj budistë dhe më pas i shantazhoi...

Coca-Cola ndryshon recetën? Trump thotë po, kompania shmang konfirmimin

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se kompania Coca-Cola ka rënë dakord të përdorë sheqer kallami natyral në vend të shurupit të misrit në...

Lajme të tjera

Web TV