Premtimi i Lamine Jamal: Championsi kthehet në Barcelonë këtë vit, dua edhe Botërorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lamine Jamal mbush 18 vjeç më 13 korrik dhe në dokumentarin “Inside Barça”, foli për dëshirat e tij, për përvjetorin, siç raportohet nga MARCA.

“Në moshën 18 vjeçare kërkoj gjithçka që kisha në moshën 16 dhe 17 vjeç, plus titullin që më mungon (Liga e Kampioneve) dhe Kupën e Botës. Nuk mendoj për shumë vite që më kanë mbetur për të luajtur, dua të fitoj tani. U them shokëve të skuadrës se do të luftojmë dhe se Liga e Kampioneve patjetër do të kthehet në shtëpi”.

E ardhmja duket e ndritur përpara tij dhe ai është i vetëdijshëm për këtë: “Falë moshës sime, do të përmirësohem çdo vit sepse fiziku im do të rritet dhe ndryshimi me kundërshtarët e tjerë do të jetë më i dukshëm. Do të ndihem më rehat në fushë”, fjalët e tij.

Pastaj për Superkupën e fituar kundër Real Madridit këtë vit: “Të humbnim një finale në fillim të vitit kundër rivalit tonë kryesor do të kishte qenë e vështirë, por të dilnim fitues ishte shumë pozitive për ekipin. Të shënosh kundër Real Madridit është gjithmonë diçka e veçantë, diçka për të cilën ëndërron që kur je fëmijë. Ekipi është shumë konkurrues, ne e treguam këtë. Në “El Clasico” ke motivim shtesë dhe ne i lamë Los Blancos pa prekur topin për 25 minuta në gjysmën tonë. Në Camp Nou, do të jetë edhe më e lehtë për njerëzit të vijnë dhe të shijojnë lojën”, pranoi ai./MP

Të fundit

Situatë dramatike në Gazë: E sigurt që na kanë harruar

Ndërsa bota po shikon luftën e re, dronët dhe raketat që lëshohen drejt Izraelitdhe sulmet e rënda ajrore izraelite...

Çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit amerikan ndaj Iranit

Çmimet globale të naftës pritet të rriten kur tregjet e energjisë të fillojnë tregtimin të hënën në mëngjes në Azi. “Sulmet e SHBA-së e kanë...

SHBA në ankth pas sulmit në Iran, përgatitet për një kundërpërgjigje nga Teherani

Administrata Trump po përgatitet për një kundërpërgjigje të mundshme nga Irani pas sulmeve ndaj infrastrukturës bërthamore iraniane. Sipas NBC, që citon dy zyrtarë të...

Mbolli 1 mijë bimë kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij

Një 48-vjeçar, i cili kishte mbjellë 1000 bimë kanabisi përgjatë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë, është arrestuar. Në pranga ka rënë Eduart Gjikoli, i cili u arrestua për veprat...

22 qershor 1911/ Në në Westminster Abbey kurorëzohen George V dhe Mary of Teck

Më 22 qershor 1911, në një ceremoni madhështore të mbajtur në Westminster Abbey, George V dhe bashkëshortja e tij, Mary of Teck, u kurorëzuan...

Lajme të tjera

Web TV