Lufta rrit ndjeshëm çmimin e naftës në tregjet botërore, po reflektohet edhe në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur ndjeshëm, duke kapërcyer pragun e 77 dollarëve për fuçi për naftën e tipit Brent – niveli më i lartë që nga janari i këtij viti.

Sipas Reuters, arsyeja kryesore është përshkallëzimi i tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, të cilat kanë shtuar frikën për ndërprerje të furnizimit në Gjirin e Hormuz – një nga rrugët më të rëndësishme për eksportin global të naftës.

Ndërkohë Bloomberg raporton se tregjet po përballen me një kombinim faktorësh: jo vetëm konflikti në Lindjen e Mesme, por edhe pritshmëri për ndërhyrje të kufizuar të Rezervës Federale në uljen e normave të interesit, çka po mban të fortë kërkesën për lëndë djegëse.

Përveç kësaj, rezervat strategjike të naftës në SHBA kanë pësuar një rënie më të madhe se sa pritej, duke ushtruar presion shtesë mbi ofertën. Në të njëjtën kohë, OPEC+ vijon të mbajë nën kontroll prodhimin, çka kufizon kapacitetin për të stabilizuar çmimet nëse tensionet përshkallëzohen më tej.

Pasojat e kësaj lëvizjeje nuk kanë munguar as në Shqipëri. Vetëm në pak ditë, çmimi i naftës në pikat e karburantit është rritur me 3 deri në 5 lekë për litër. Në disa pika furnizimi në Tiranë, Durrës apo Fier, një litër naftë tashmë shitet mbi 180 lekë./kb

 

Të fundit

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania...

1908 – Zbulimi i plotë i një Neandertali në Francë

Në vitin 1908, në një shpellë pranë La Chapelle-aux-Saints, në jugperëndim të Francës, vëllezërit Bouyssonie – Amédée dhe Jean, të dy priftërinj dhe arkeologë...

Dhunoi qytetarin në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, AMP pezullon nga detyra efektivin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar punonjësin e Policisë, shtetasin V.A, me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese  e...

Sot mbyllet raundi i parë i aplikimeve në universitete

Sot është dita e fundit për maturantët që duan të vijojnë studimet e larta, për të përzgjedhur deri në 10 programe studimi në raundin...

E konfirmon trajneri Le Bris, Granit Xhaka do të jetë kapiteni i Sunderland

Granit Xhaka zhvilloi të shtunën ndeshjen e tij të parë me fanellën e Sunderlandit, në miqësoren kundër Real Betisit. Mesfushori shqiptar filloi nga minuta e...

Lajme të tjera

Web TV