Erald Kapri: Mandati ynë është i ‘çimentuar’! Do jemi opozita e vërtetë në parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i zgjedhur më 11 maj nga partia Mundësia, Erald Kapri, duke komentuar procesin e rinumërimit deri më tani, theksoi se nuk ka shanse që të mund të humbasin një mandat.

Në një intervistë për Report TV, Kapri tha se kërkesa e PD për rinumërim ka pasur prapavijë politike dhe jo marrjen e mandatit të tyre. Sipas tij, avantazhi i tyre është me mbi 1200 vota duke shtuar se mandati është i “çimentuar”.

“Për ne çdo votë ka vlerë, do t’i qëndrojmë deri në fund me vëzhguesit tanë. Nuk kishte asgjë më shumë, dhe mendoj se kështu do të vazhdojë deri në fund. Ende nuk është hapur bashkia e Tiranës. Kaq sa janë hapur, maksimumi që kanë lëvizur ndonjë votë për kuti. Bëhet fjalë për gabime njerëzore por që në asnjë moment nuk diskutohet çështje mandati. Kemi pasur avantazh prej mbi 1200 votash. Nuk është kërkuar hapje kutish për këtë avantazh goxha të çimentuar. Për respekt edhe të votuesve tanë do të rrimë dhe do ta ndjekim deri në fund.”, u shpreh Kapri.

Pyetjes për kandidatët që kërkuan rinumërim por që nuk janë prezent iu përgjigj duke thënë:

“Mendoj se edhe duhet të ishin sidomos ata që kanë kërkuar këtë proces e dinin se nuk do të lëvizte. Të gjithë kanë pasur vëzhgues dhe e dinin se si ishte numri i votave. Ky proces u bë për prapavijë politike të caktuar por jo për qëllim që të ndryshohet mandati. Edhe Kaso deklaroi dje se nuk kemi pasur kurrë pretendime për mandat shtesë në Tiranë.”, tha Kapri

Ai shtoi se do të jenë zëri i opozitës së vërtetë në parlament.

Lexo edhe :  Dosja Meta-Kryemadhi/ Tre vepra penale, 12 vjet burg!

Gati jemi me përpjekje të dyfishta. Mendoj se do të sjellim frymë të re në parlament. Shqipëria ka nevojë të thuhen shumë të vërteta. Mandati i katërt i Ramës me këto shifra është shqetësuese. Duke folur të vërtetën dhe treguar të vërtetën dhe qenë në krah të qytetarëve duke mos pranuar asnjë lloj kompromisi nga mazhoranca, siç është bërë në të kaluarën do të jemi vigjilentë. Shqipëria në këtë mandat të katërt të Ramës, rrezikon demokracinë. S’kemi numra, ngelet kauza, opozita e vërtetë në thelb.”

Lapaj do të jetë aleat apo kundërshtar? Për këtë pyetje Kapri përgjigjet duke thënë  se do të mbështesin çdo kauzë që duhet mbështetur në parlament. Ai tha se duhet të dalin me një kandidat edhe për bashkinë e Tiranës.

“Nuk kemi folur as për aleatë dhe as armiq. I kemi qëndruar parimeve tona. Në opozitë të bashkojmë kauzat. Nëse kauza është e drejtë do të mbështetet kauza në parlament, pavarësisht se kush e ngre. Shehaj ka hedhur një ide që të nxjerrim një kandidat me integritet dhe jo partiak për Tiranën, që të mundë kandidatin e Ramës kurdo që të bëhen zgjedhjet, qoftë në Tetor apo pas një viti e gjysmë”, shtoi ai./e.t

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV