Tifozët e Realit në ankth/ Sëmuret Mbappe, kalon natën në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këto ditë kanë qenë të vështira për futbollistin e Real Madridit, Kylian Mbappé. Francezi nuk është ndjerë mirë dhe është shtruar menjëherë në spital ku mësohet se ka kaluar natën nën kujdesin e mjekëve.

Siç raportohet, Mbappe fillimisht ka pasur vështirësi në frymëmarrje dhe shumë ethe. Pas analizave dhe ekzaminimeve, u konstatua se lojtari është prekur nga gastroenterit akut. Një infeksion që kërkon kohën e tij të shërohet por ka ngritur  alarm te tifozët madrilenë.

Për këtë arsye, vetë klubi spanjoll ka bërë një deklaratë zyrtare ku përveçse tregonte gjendjen e futbollisti theksonte se pas disa orësh, sulmuesi francez ka dalë nga spitali dhe është  rikthyer në dhomën e hotelit, i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Në këtë pikë duket e pamundur që Xabi Alonso ta rikuperojë atë për ndeshjen kundër Pachucas, e programuar për të dielën në orën 21:00, duke pasur parasysh seancat e pakta stërvitore dhe dobësimin e tij fizik -vazhdimësia e këtij kompeticioni mund të jetë gjithashtu në rrezik serioz për të. /e.t

Të fundit

INSTAT, hapet pozicioni i punës për drejtor

Këshilli i Ministrave hapi garën për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT), pas përfundimit të...

Refuzohet kërkesa për liri e Florenc Çapjas

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për liri të Florec Çapjas, i ekstraduar në maj nga Dubai. Një Kolegj Penal vendosi të mos pranojë...

6,000 kamionë me ndihma janë gati për të hyrë në Gaza

Një mjek në Gaza thotë se palestinezët “nuk janë afër urisë, po e përjetojmë atë” , duke e përshkruar urinë masive në të gjithë...

Veliaj nuk ka asnjë shans, zbulohet gruaja që po e fundos me dëshmitë e saj në SPAK

Për herë të parë që nga krijimi SPAK ka një të penduar drejtësie që rrëfen për korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Dhe kjo ka...

“Keni 7 ditë kohë të lironi territorin e zaptuar”, qeveria vijon me ultimatumet

Bizneset të cilat janë të lokalizuara pranë akseve kombëtare duke mos respektuar distancën e sigurisë nga rruga, do të kenë 7 ditë kohë duke...

Lajme të tjera

Web TV