Pse Berisha vijon të tallet me demokratët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Simon Hadaj

Sali Berisha vijon të sillet me cinizëm ndaj demokratëve, duke u fshehur pas retorikës boshe dhe duke refuzuar të thotë të vërtetën përballë një realiteti të hidhur: nën drejtimin e tij, Partia Demokratike më 11 maj pësoi një nga humbjet më të thella që nga vitit 1997.

Megjithatë, në vend që të pranojë përgjegjësinë dhe të hapë rrugën për ndryshim në opozitë, ai zgjedh të flasë për protesta brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilat nuk prodhojnë asgjë pozitive për PD-në.

Protestat është konsumuar në të shkuarën, duke u përdorur vazhdimisht për të mbuluar krizën e brendshme në PD dhe për të shmangur përballjen me realitetin politik. Ato nuk kanë prodhuar ndryshim dhe nuk kanë rritur mbështetjen e publikut për opozitën. Përkundrazi, ato janë kthyer në një mënyrë për të mbajtur gjallë lidershipin e partisë, duke e shtyrë atë në gabime të vazhdueshme me justifikimin se kemi demokratët nga prapa që na përgjigjen për protesta.   Kjo është një tallje e pamerituar me demokratët, të cilët kanë sakrifikuar, kanë qëndruar besnikë dhe kanë shpresuar se nën drejtimin e Berishës PD mund të ringrihej. Por realiteti e tregoi Berisha nuk mund të ofrojë më as shpresë, as fitore.

Demokratët nuk kanë nevojë për protesta që i japin oksigjen një lidershipi të konsumuar, por kanë nevojë urgjente për një drejtim të ri, të ndershëm, vizionar dhe të aftë për të fituar besimin e qytetarëve. Vetëm një ndryshim i thellë dhe i sinqertë mund ta nxjerrë Partinë Demokratike nga kriza ku ndodhet dhe t’i rikthejë asaj rolin që duhet të ketë në jetën politike të vendit. /e.t

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV