“Je ujk i veshur si diplomat!”/ Tensione mes Iranit dhe Izraeliti edhe në OKB

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten, duke akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe duke u zotuar se do të vazhdojnë fushatat e tyre, shkruan A2 CNN. Ndërsa konflikti mes Izraelit dhe Iranit hyn në javën e dytë, këshilli zhvilloi një mbledhje urgjente për të diskutuar situatën.

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, deklaroi se Irani do të vazhdojë të “ushqejë të drejtën e vet për vetëmbrojtje” për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke akuzuar Izraelin dhe aleatët e tij për shkelje të ligjit ndërkombëtar me sulmet ndaj Iranit dhe duke i bërë thirrje këshillit të veprojë.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, i cili mori fjalën menjëherë pas Iravanit, e akuzoi ambasadorin iranian për “luajtje roli viktime”. “Si guxon t’i kërkosh komunitetit ndërkombëtar të të mbrojë nga pasojat e agjendës tënde gjenocidale? Nuk je viktimë. Nuk je diplomat. Je ujk i maskuar si diplomat, dhe ne nuk do të shtiremi më sikur është ndryshe”, tha Danon.

“Izraeli nuk do të ndalet. Jo derisa kërcënimi bërthamor i Iranit të çmontuar, jo derisa makina e tij e luftës të çarmatoset, jo derisa populli ynë dhe i juaji të jenë të sigurt,” shtoi ai, duke theksuar se sulmi i Izraelit u ndërmor në “dritaren e fundit të mundshme për të parandaluar që Irani të sigurojë armë bërthamore”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, paralajmëroi se konflikti mes dy vendeve mund të përshkallëzohet shpejt dhe bëri thirrje për përmbajtje. “Zgjerimi i këtij konflikti mund të ndezë një zjarr që askush nuk mund ta kontrollojë. Apeloj për një fund të luftimeve dhe kthim në negociata serioze”, tha ai./E.T

Të fundit

Ambasadorët shqiptarë dhe amerikanë thellojnë bashkëpunimin transatlantik

Ambasadori Genci Muçaj, përfaqësues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, zhvilloi një takim zyrtar në Washington, D.C., me Ambasadorin Philip...

Trump mesazh Evropës: Merrni masa për imigracionin para bisedimeve SHBA-BE

Në prag të një takimi kyç në Skoci me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje...

“Kanë marrë peng hapësirën komunitare”/ Rama: Çdo hapësirë do t’i kthehet komunitetit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video që tregon zaptimin e hapësirave publike. Në videon e postuar në Facebook kreu i qeverisë iu...

“Nga i nxehti afrikan te rrebeshet e shiut”/ E diela sjell kthesën e papritur të motit

Pas një prej ditëve më të nxehta në dy apo tre dekadat e fundit, Shqipëria ndodhet nën ndikimin e një vale të fortë të...

Situata me zjarret/ 17 vatra aktive, 1000 forca në terren, mbështetje nga ajri

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend mbetet kritike, me 17 vatra aktive në disa qarqe...

Lajme të tjera

Web TV