Në PD pendohen për rinumërimin: KAS, institucion i panevojshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në katër vendime të njëpasnjëshme dhe pa humbur kohë, Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesat e Partinë Demokratike për pavlefshmëri zgjedhore, duke i hapur rrugë certifikimit të rezultatit nga KQZ. Kjo qasje, sipas demokratëve, dëshmon që ky organ është noter i vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe jo një institucion i pavarur.

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, që njëherësh është edhe Sekretar për Çështje Zgjedhore dhe Ligjore, pohon se Kolegji Zgjedhor nuk ka ballafaquar pretendimet e palëve, por vetëm ka rrëzuar kërkesat e demokratëve.

“Është për fat të keq një provë që Kolegji Zgjedhor nuk e ka kaluar, ka patur kuriozitet të madh se si ky Kolegj i zgjedhur para 11 majit do të ngrohej në lartësinë e detyrës apo jo. Ky kolegj ka zgjedhur për fat të keq të vazhdoj në traditën e turpshme të kolegjit paraardhës, që ka qenë vetëm noter çfarëdolloj rezultati apo pretendimi nga KQZ”, tha Kaso.

Në një intervistë për A2CNN, Ivi Kaso thotë se Kolegji e ka humbur besimin e demokratëve dhe shton se ky organ është bërë i panevojshëm për procesin zgjedhor, duke ngritur kështu pikëpyetje mbi ekzistencën e tij në të ardhmen.

“Ka nxituar që ta mbyll shpejt procesin, ndoshta për të mos djegur pushimet që gjyqtarët kanë rezervuar. Kjo është sjellja më e turpshme që mund të bëjë një instituciion i tillë, i veshur me një përgjegjësi kaq të madhe dhe pritshmëri kaq të madhe, dhe besoj është premisa më e mirë që reforma e ardhshme zgjedhor ta konsideroj me kujdes ekzistencën e një organi që me sjelljen e vetë e ka provuar veten që është i panevojshëm në procesin zgjedhor”, shtoi ai.

Përkundër kësaj ideje, Kaso thotë se demokratët ende nuk e kanë marrë një vendim nëse do të ulen në karriget e parlamentit në shtator, e po ashtu shton se nuk janë gati për të dialoguar me mazhorancën socialiste.

Lexo edhe :  Personazhi i njohur dhe babai i tij rrihen brutalisht, përfundojnë në spital

“Nuk është ende koha për të folur për reformë elektorale, misioni ynë dhe përkushtimi ynë, është që të eksplorojmë se çfarë ka ndodhur në 11 maj, para dhe pas kësaj date. Ta bëjmë transparente para shqiptarëve dhe para ndërkombëtarëve. Dhe më pas do të jenë forumet e PD që jo vetëm do të përcaktojnë piketat e aksionit politik, por edhe raportin tonë me parlamentin dhe veçanërisht me nisma të tilla kaq të rëndësishme brenda jetës parlamentare siç është reforma zgjedhore”, deklaroi deputeti i zgjedhur.

Deputeti demokrat pohon se deri kur forumet e PD do të marrin vendime, do të vijohet me denoncime për atë që e quajnë farsë zgjedhore. m.p.

Të fundit

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Lajme të tjera

Web TV