UEFA shtyn mbledhjen dhe limitin për Ligat, shpresë dhe për FSHF

55 federatat anëtare, duke përfshirë dhe FSHF, nuk kanë më fundin e këtij muaji si limit.

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Data 25 Maj ishte caktuar nga UEFA për të dhënë një përgjigje përfundimtare nag 5 federata anëtare mbi mënyrën sesi do të vepronin me kampionatet. Anulimi i sezonit ishte dhe është diçka që  nuk rekomandohet pasi do të ketë pasoja. por ndërkohë që federatat merren me rregullat strikte të qeverive, UEFA ka shtyrë limitin duke u dhënë frymëmarrje.

55 federatat anëtare, duke përfshirë dhe FSHF, nuk kanë më fundin e këtij muaji si limit. UEFA ka shtyrë Ekzekutivin nga 27 maj në 17 qershor, duke i lejuar në mënyrë efektive federatave, më shumë kohë për të riorganizuar rifillimin e kampionateve kombëtare.

Presidenti Aleksander Ceferin kishte caktuar afatin e 25 majit në të cilin federatat duhet të komunikonin datat, formatet dhe rregullat e turneve “të verës”. Dy ditë më vonë, të Mërkurën 27, Ekzekutivi do të takohej, gjithnjë me anë të videokonferencës, për të marrë vendimet e para mbi kupat. Gjithçka shtyhet tani për tre javë, dhe mes përfituesve është dhe FSHF që ende nuk ka nëj datë të saktë për Superligën shqiptare.

Shtyrja e UEFA-s është e lidhur gjithashtu me vonesat në lidhje me organizimin e Euro 2020 në vitin pasardhës. Asnjë problem serioz nuk ka pasi të gjitha 12 qytetet kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre për të pritur turneun në 2021, megjithatë disa firma ende mungojnë pa të cilat nuk mund të bëhen zyrtare datat e reja.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV