Klubi turk kërkon transferimin e tij, Manaj shfaqet në Jugun e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ardhmja e Rei Manajt pritet të jetë larg Sivasporit, skuadër që sezonin e fundit ra nga elita e futbollit turk. Largimi i sulmuesit të Kombëtares shqiptare duket gjithnjë e më i sigurt, por jo domosdoshmërisht edhe largimi nga Turqia.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat turke, për Manajn ka shfaqur interes konkret Samsunspor, një skuadër që e mbylli sezonin në vendin e tretë në Superligë dhe që do të marrë pjesë në kupat e Europës këtë verë. Klubi është në kërkim të përforcimeve dhe Manaj shihet si një opsion ideal për repartin ofensiv, për shkak të eksperiencës së tij dhe aftësisë për të bërë diferencën në zonë.

Ndërkohë, vetë Manaj ndodhet me pushime në Jug të Shqipërisë, ku po relaksohet pas një sezoni sfidues, duke pritur të mbyllet e ardhmja e tij.

Me rënien e Sivasporit nga Superliga, largimi i sulmuesit duket thuajse i pashmangshëm dhe mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i tij./ D.C

Të fundit

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

Lajme të tjera

Web TV