“U shkel karta e OKB-së”, Irani reagon pas sulmeve të SHBA: Kjo ngjarje do të ketë pasoja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fjalimin e tij të parë publik pas sulmeve amerikane, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka akuzuar Uashingtonin për shkelje të ligjit ndërkombëtar.

“Shtetet e Bashkuara, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë kryer një shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së, të drejtës ndërkombëtare dhe NPT-së duke sulmuar instalimet bërthamore paqësore të Iranit”, tha Araghchi në një postim në rrjetet sociale.

“Ngjarjet e këtij mëngjesi janë të shëmtuara dhe do të kenë pasoja të përhershme. Çdo anëtar i OKB-së duhet të alarmohet për këtë sjellje jashtëzakonisht të rrezikshme, të paligjshme dhe kriminale.”

Ai shtoi se Irani “rezervon të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e tij”./e.t

Të fundit

Protestat shtohen, Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë

Protestat që vijojnë tashmë prej muajsh në Serbi, e kanë detyruar Aleksandër Vuçiç të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mbledhja...

Tedi Blushi: Zjarret në Shqipëri shkaktuan mbi 300 milionë euro dëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për situatën e zjarrëve që përfshinë vendin...

Juventus mendon rikthimin e bujshëm në mesfushë

Jonathan Rowe dhe Adrien Rabiot u përfshinë në një përleshje mes tyre në dhomat e zhveshjes, pas humbjes në javën e parë në transfertë...

Pallati i konfiskuar, Rama i rikthehet akuzave ndaj gjyqtarit Balliu

Gjyqtari Hazbi Balliu është rikthyer sot në qendër të vëmendjes dhe kritikave të kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale shefi i qeverisë...

Udhëheqësit evropianë sillen si lypës përballë një Trump-i të gjithëfuqishëm

“Shushurima” e NATO-s ndaj Trump-it ka qenë jetike për Ukrainën – por Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini kanë kanalin e tyre të veçantë. Rafael Behr Një...

Lajme të tjera

Web TV