Turizmi shqiptar në kulm: Vija bregdetare e mbushur me mijëra pushues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vapa përvëluese e verës ka mbushur plazhet shqiptare me mijëra pushues.

Nga Currilat e Durrësit e deri përtej Golemit të Kavajës, vija bregdetare është kthyer në një destinacion të preferuar për vendasit dhe turistët e huaj.

Pushues nga Kosova dhe vende të ndryshme të Europës janë parë masivisht në brigjet shqiptare. Të tërhequr jo vetëm nga deti dhe rëra, por edhe nga çmimet e lira, ata e kanë zgjedhur Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi, edhe operatorët turistikë janë optimistë për këtë sezon, të cilin e konsiderojnë të suksesshëm që në nisje. Ata presin që piku i fluksit të arrijë gjatë muajve korrik dhe gusht, kur priten më shumë vizitorë nga Ballkani dhe Europa Qendrore.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se turizmi vijon të jetë një nga sektorët më të gjallëruar të ekonomisë, me Shqipërinë që çdo vit po tërheq më shumë turistë falë bukurive natyrore dhe mikpritjes tradicionale./E.T

Të fundit

Zbardhet vendimi/ Koeficienti i ri i indeksimit rrit pensionet e reja në vitin 2025!

Është miratuar në parim vendimi për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2023 për efekt të llogaritjes së...

Rrënjët e rrumpallës së territorit: Ligji 7501 apo Berisha-92?

Nga Eduard Zaloshnja Deri në fund të vitit 1990, e gjithë toka e Republikës së Shqipërisë ishte pronë e shtetit – fakt juridik i konsakruar...

Krisje totale me tifozët, Interi kërcënohet me gjyq: Na hoqët lirinë

Një përplasje e ashpër po nxeh edhe më shumë marrëdhëniet mes klubit të Interit dhe bërthamës më të zjarrtë të tifozërisë së saj, “Curva...

Rrëzimi i avionit Air India, hetuesit zbulojnë një tjetër audio nga kabina e pilotëve

Hetimet paraprake mbi rrëzimin tragjik të avionit të Air India kanë ofruar disa të dhëna të rëndësishme, por ende nuk kanë nxjerrë një konkluzion...

“Shqipëria po shfaq rezultate”, Danimarka do të hapë edhe dy grupkapitujt e mbetur

Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, e ka siguruar Shqipërinë se së shpejti do të hapen edhe dy kapitujt e mbetur të negociatave. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV