SHBA bombardoi Iranin, shtetet e Gjirit në alarm, BE bën thirrje për diplomaci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, e gjithë bota reagoi duke shprehur shqetësim për një përshkallëzim të mëtejshëm të krizës në Lindjen e Mesme.

Vendet aleate të SHBA-së në Gjirin Persik kanë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme sigurie. Bahreini, i cili strehon një bazë ushtarake amerikane, ka bërë thirrje për kufizim të lëvizjeve dhe përdorimin e rrugëve vetëm në raste të domosdoshme, për të lejuar autoritetet përkatëse të operojnë lirshëm.

Ndërkohë, Kuvajti ka deklaruar përmes ministrisë së Financave se janë vendosur strehimore në disa prej godinave qeveritare, të afta të strehojnë rreth 900 persona. Edhe ky shtet ka brenda territorit të vet baza ushtarake amerikane.

Arabia Saudite, një tjetër aleat i rëndësishëm i SHBA-së në rajon, ka shprehur “shqetësim të madh” nëpërmjet një deklarate të publikuar në rrjetin X (ish-Twitter), duke kërkuar një zgjidhje politike për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Omani, i cili ka shërbyer si ndërmjetësues në bisedimet bërthamore mes Uashingtonit dhe Teheranit, ka dënuar sulmet amerikane, duke paralajmëruar se ato mund të “zgjerojnë luftën” dhe përbëjnë një shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Ndërkohë, Katari ka reaguar me tone të ashpra, duke “dënuar përkeqësimin” e situatës dhe “tensionet e rrezikshme” që sipas tij mund të sjellin “pasoja katastrofike” në nivel rajonal dhe global.

Kreu i Këshillit Europian, António Costa, është shprehur i alarmuar pas bombardimeve të natës nga SHBA. Në një deklaratë publikuar në X, ai bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare dhe sigurisë bërthamore. Costa theksoi se “diplomacia mbetet e vetmja rrugë për të siguruar paqe dhe siguri në Lindjen e Mesme” dhe paralajmëroi se civilët do të jenë viktimat kryesore nëse konflikti përshkallëzohet më tej.

Lexo edhe :  Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Ndërkohë, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka theksuar nevojën për të ndalur përshkallëzimin dhe për t’u rikthyer në tryezën e negociatave. Ajo theksoi se “Irani nuk duhet të lejohet të zhvillojë armë bërthamore, pasi kjo përbën kërcënim për sigurinë ndërkombëtare”. Kallas bëri të ditur gjithashtu se ministrat e Jashtëm të BE-së do të mblidhen të hënën për të diskutuar situatën dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm diplomatikë. /e.t

Të fundit

A po rritet realisht ekonomia shqiptare? Shifrat tregojnë disa “po” dhe disa “jo”

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në fillim të vitit, por jo mjaftueshëm. Rritja mbështetet tek administrata, ndërtimi e...

Miratohet plani, një fushë futbolli në muzeun “Martin Cani”

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”. Pas kërkesës së familjes Cani...

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje në një banesë në lagjen...

“Ore ç’punë keni me ata që mbjellin shalqi e pjepër?!”

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar thirrjen, të cilën ai e quan të paligjshme, në Komisariat të...

“Në tre mandate na lëruat nënën, tani do ktheheni nga baba”

Deputeti lushnjar Saimir Korreshi, ka mbajtur një fjalim sa ironik aq edhe denoncues për situatën në qytetin e tij, kur ka deklaruar se mbeturinat...

Lajme të tjera

Web TV