Inter-Napoli, nis gara për sulmuesin që kushton 78 mln euro!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Gazzetta Dello Sport” raporton se Inter dhe Napoli janë në konkurrencë të fortë për të rikthyer në Serie A, sulmuesin danez, Rasums Højlund, i cili nuk po kalon një moment të mirë te Manchester United.

Në verën e vitit 2023, “Djajtë e Kuq” paguan 78 milionë euro tek Atalanta për sulmuesin danez, përveç bonuseve. Në sezonin e fundit, Højlund u aktivizua në 52 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe shënoi vetëm 10 gola dhe dha 4 asiste, shumë larg pritshmërive ndaj tij.

Të Manchester United janë të hapur për largimin e tij, nëse vjen oferta e duhur. Inter po kërkon një sulmues të tretë pas dyshes titullare Martinez-Thuram dhe danezi shihet si një alternativë e mirë. Në anën tjetër, Conte kërkon të forcojë sulmin si dhe të gjejë një “partner” të besueshëm për Lukaku-n në sulm.

Kampioni i Serisë A është më i favorizuar për të transferuar danezin pasi sipas raportimit në fjalë është i gatshëm të paguajë shifrën që do të kërkojë Manchester United, ndërsa Inter është më shumë për huazimin me të drejtë blerjeje. m.p.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV