Bombat bërthamore në duar totalitare janë një rrezik i jashtëzakonshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Edmond Panariti

Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit për të asgjësuar kapacitetet e tij për prodhim të armëve bërthamore shënon një zhvillim dhe kthesë vendimtare në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit. Askush nuk duhet të jetë aq naiv që të mendojë se reaktorët dhe centrifugat e pasurimit të uraniumit të Iranit u shërbejnë qëllimeve paqësore dhe civile.

Në fakt, kjo ka qenë karta me të cilën regjimi i Ajatollahut ka ushtruar presion për të përfituar heqjen apo lehtësimin e sanksioneve dhe për të vazhduar politikën e mbështetjes së grupimeve paramilitare terroriste të tipit Hamas, Hezbollah dhe Hutu për destabilizim dhe dominim në Lindjen e Mesme. Në fakt, që nga viti 1996 deri në 2003, nëpërmjet programit bërthamor Amad, Irani ka synuar prodhimin e armëve bërthamore. Nuk ka mundur ta arrijë këtë sepse i mungonte mbushja bërthamore me shkallën e duhur të pasurimit. Intensifikimi i përpjekjeve për ta arritur këtë është thelbi i synimit të Iranit, për të ndryshuar raportet e forcës dhe të supremacisë në rajon.

Për këtë arsye, pengimi i regjimit iranian për të pasur bombë atomike është thelbësor dhe i një rëndësie ekzistenciale. Dhe kjo nëse nuk arrihet me diplomaci dhe negociata, duhet të realizohet me forcë. Ndërkohë, vëmendje e madhe ndaj zgjatimeve dhe grupeve terroriste në rajon, të cilat mund të synojnë zotërimin e armëve bërthamore. Për fat, gjasat që bomba bërthamore të bjerë në duar të grupeve terroriste për t’u përdorur për dëmtim në masë është shumë e ulët, por jo e pamundur.

Nëse në treg të zi edhe mund të blihen mbushje bërthamore të zbërthyeshme, të tipit uranium ose plutonium, (sikundër edhe ka ndodhur) shndërrimi i tyre në bombë atomike është shumë i vështirë, sepse kërkon edhe përbërës të tjerë, të cilët fuqitë botërore bërthamore i ruajnë të veçuara dhe në vende të ndryshme sekrete. Kështu për shembull, për prodhimin e një bombe atomike përpos mbushjes bërthamore të zbërthyeshme, kërkohet një burim i fuqishëm neutronesh, një reflekor, një detonator me shpërthim nga jashtë brenda (pra implodim jo eksplodim) dhe një shkallë e lartë e sofistikuar e sintonizimit dhe sinkronizimit të këtyre përbërësve në kokën e një rakete. Prandaj kjo ka pak të ngjarë të ndodhë nga grupe terroriste.

Lexo edhe :  Plani i Izraelit për Rafahun do ishte krim, por e drejta ndërkombëtare s’e mbrojti Gazën

Për rrjedhojë, zotërimi i një bombe bërthamore prej tyre është me shumë pak gjasa. Por, ama është e mundur që këtë grupe të zotërojnë, bomba të pista (bomba konvencionale me ndotës radioaktive) të cilat në vendin e shpërthimit krijojnë ndotje dhe rrezatim radioaktiv me pasoja katastrofale, mjedisore e shëndetësore në popullatë. Janë momente të rrezikshme dhe kritike dhe që shpresoj dhe besoj se do të zgjidhen me vendosmëri, por edhe diplomaci. Shqipëria dhe diplomacia e saj duhet të shprehen hapur dhe qartë në krah të Shteteve të Bashkuara për pengimin me çdo kusht dhe mjet që agjendat terroriste në Lindjen e Mesme të ushqehen me karburant bërthamor.

Të fundit

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 15 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro, blihet me 97.2...

Ndalohen lypësit, ecja me bikini dhe alkooli, qyteti turistik vendos ligjin dragonian

Në bashkinë më të pasur të Italisë, me sheshin e saj të vogël ikonik që simbolizon luksin dhe mburrjen e turistëve të pasur nga...

Doganierët gjermanë gjejnë 1500 merimanga të fshehura në kuti ëmbëlsirash në aeroport

Zyrtarët doganorë në Gjermani publikuan të hënën foto nga një sekuestrim i rreth 1,500 merimangave, të gjetura brenda enëve plastike që ishin fshehur në...

Temperaturat e larta në Evropë, valët e të nxehtit shkaktuan mbi 1000 vdekje

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit...

Dorëzimi i Napoleonit më 1815 dhe fundi i perandorisë së tij

Më 15 korrik 1815, pas humbjes së tij të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleon Bonaparte u dorëzua para forcave britanike dhe hipi në...

Lajme të tjera

Web TV