Sulmet amerikane në Iran, Khamenei: Armiku ka bërë një krim të madh, duhet të ndëshkohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësi Suprem i Iranit ka reaguar pas sulmeve amerikane.

Ajatollah Ali Khamenei ka bërë deklaratën e tij të parë që kur Amerika bombardoi tre objekte bërthamore në Iran, shkruan Skynews.

Ai tha se “ndëshkimi vazhdon” kundër Izraelit – me sulme të reja me raketa që ndodhën gjatë natës.

Udhëheqësi suprem tha: “Armiku sionist ka bërë një gabim të rëndë, ka kryer një krim të madh; duhet të ndëshkohet dhe po ndëshkohet; po ndëshkohet tani.”

Ndryshe, Izraeli së fundmi nisi sulme të reja ajrore duke synuar infrastrukturën ushtarake në qytetin Kermanshah të Iranit perëndimor, kanë njoftuar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Më parë, Nour News, e lidhur me shtetin iranian, raportoi se Izraeli kishte goditur Parchin, një kompleks të madh ushtarak në juglindje të Teheranit, në një sulm gjatë orëve të para të së hënës./kb

 

Të fundit

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019! Përballet në gjyq me dy të akuzuarit

Arjan Ndoja është marrë në pyetje sot në GJKKO, në gjyqin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes lidhur me...

Kosovë, KQZ miraton listën e votuesve për zgjedhjet lokale, 41 mijë zgjedhës më pak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 41-të të këtij viti, u njoftua me Raportin Informues mbi Listën Preliminare të Votuesve (LPV) për...

Korrupsion në zgjedhje, SPAK çon në GJKKO dosjen për dy të pandehur

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1...

SHBA feston përvjetorin e Pavarësisë, Nancy VanHorn nderon kujtimin e Feti Voglit

Diplomatja e lartë amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka kujtuar dje me nderim komandantin shqiptar Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës...

Berisha: Me valixhet e Ramës bëhen trafiqe të paligjshme

Udhëtimi i kryeministrit Edi Rama për në Samitin e NATO-s ka rikthyer akuzat e opozitës se lideri i qeverisë fluturon me charter, një shpenzim...

Lajme të tjera

Web TV