256 mijë mjete debitore, DPSHTRR: Do u ndalohet marrja e shërbimeve për automjetet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ngritur shqetësimin për numrin e lartë të mjeteve motorike që rezultojnë debitorë ndaj shtetit.

Bëhet fjalë për mbi 256 mijë drejtues mjetesh, të cilët nuk kanë paguar taksat, një dëm ekonomik që kap shifrën e 170 milionë dollarëve.

Numri i mjeteve debitore në sistemin e-DPSHTRR është rreth 356.741 mjete. Dëmi është rreth 170 milionë dollarë, por duhet të kuptojmë që dëmi apo debia është dinamike, sepse mund të ndryshojë nga dita në ditë, domethënë, një individ mund ta paguajë dhe ai automatikisht rezulton i pastër në sistem,” tregon zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Endri Haxhiu.

Por zyrtari paralajmëron edhe masat që do të merren për drejtuesit e mjeteve që rezultojnë debitorë.

Për të gjitha mjetet debitore nuk mund të ofrohet shërbim për sa i takon kontrollit teknik, fizik, ndërrimit të pronësisë, ndërrimit të targave në rast vjedhjeje apo humbjeje, miratimit të xhamave të errësuar, konfirmimeve të ndryshme për këto mjete,” shprehet z. Haxhiu.

Sipas ekspertëve të sigurisë rrugore, këto mjete mund të jenë shitur për pjesë këmbimi ose të braktisura nëpër parkingje, por ka nga ato që qarkullojnë ende, duke rrezikuar sigurinë në rrugë.

Është papërgjegjshmëri e këtyre individëve apo edhe e institucioneve, që kanë mjete të cilat s’paguajnë as siguracion, as taksa… edhe kontroll teknik rrallë i bëjnë. Pra, në këtë këndvështrim, janë mjete me rrezikshmëri të lartë,” thotë eksperti rrugor Artur Sulçe.

Qarku i Tiranës rezulton me numrin më të lartë të mjeteve debitore, i ndjekur nga Durrësi, Shkodra dhe Fieri./

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV