Ku tundet një bush del një Berishë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Kur doli se Sali Berisha ishte dorëzuar në një intervistë në televizionin shtetëror të Iranit, kishte disa njerëz që u habitën. Njerëz që e dinin Berishën të pakorruptuar dhe të pa dosje. Fakti doli në pah tani kur Irani, si një forcë regresive kundër qytetërimit botëror, po sulmohet me armë nga Amerika. Edhe Berisha kishte folur atëherë kundër Amerikës, duke kërkuar të fuste kokën në bushin e Iranit

‘Bush’ i themi shkurres edhe në gjuhën shqipe, përveçse e njëjta gjë është edhe në gjuhë të huaj. Madje edhe pexhorativi rreth bushit është i ngjashëm. Del nga shkurrja!, fshihet në shkurre!, ‘iriqi shkurre do!, nga shkurre e vogël del lepur i madh!, fshihet shkurreve!, tund një shkurre e del një lepur… Madje edhe fjala ‘ambush’ që nuk është shqip, me siguri ka lidhje me shkurren, që do të thotë ‘zë pritë’ përtej bushit.

Gjithë pasuria e aforizmës ka në thelb se nën mbulesat e thjeshta fshihen të papritura.

Ja, kësaj here doli se Sali Berisha ka mbajtur lidhje me regjimin e Iranit. Mua, sigurisht do të më paragjykoni, por po u them se e di se sa u gëzua Berisha në prill 1979 kur Revolucioni Islamik përmbysi Shahun dhe solli në fuqi Ajetollah Khomenei. Një mik i tij i afër kishte qenë në Teheran si i dërguar nga Tirana dhe ky nuk linte minutë pa na thënë; ‘Oh çfarë fitore!’. Ky ishte edhe opinioni i Bllokut Komunist ku u ngritën dolli për fitoren e Khomeineit.

Por s’ishet këtu thelbi. Çështja është se sapo Irani erdhi në skenën e keqe të qytetërimeve, në atë moment doli edhe Berisha.

Edhe kur po krahasohet operacioni ushtarak i Amerikës mbi uraniumin iranian, del se Bin Laden ishte ekzekutuar me një metodë të shpejtë si kjo. Menjëherë pas kësaj shfaqet Berisha. Në vitin 1997 në Shqipëri u konstatuan mbi 90 celula të Al Qaedas, dmth të Bin Laden- sipas DASH.

Lexo edhe :  Salianji ‘hero’ në burg, jashtë gati ta ‘shqyejë’ garda e Berishës

Deri aty i solli Berisha.

Edhe në 7 shtator 2022, kur Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin për shkak të sulmit kibernetik iranian mbi vendin tonë, gazetarët zbuluan një gjë: Tek kërkonin ambasadën e Iranit në Tiranë, u gjenden në rrugën Mustafa Matohiti, në oborrin e  banesës së Sali Berishës. As që mund t’i vihet emër kësaj ndodhie, por ama kjo afërsi ka ekzistuar.

Sidoqoftë, aty ku ‘tundet një shkurre’, atu shfaqet Saliu.

Të fundit e tundën vetë shkurren e vjedhjes së votave në zgjedhjet e 11 Majit. Tahnë se ‘na i kanë marrë ata të Ramës; hapni kutitë!’. U hapoën kutitë. Pas çdo kutie u vërtetua dora e Berishës duke vjedhur vota; madje edhe vota demokraci me demokrat.

Në vitin 1996 pas pyllit të madhe me shkurre ku u vodhën dhe u gjakosën zgjedhjet, u kap Berisha. ‘Gjuetia e atij ariu’ që hante vullnetin e popullit e çoi vendin në luftën civile të marsit 1997.

Pas çdo vjedhjeje gjendet Brisha. Në mos vetë, të bijtë; në mos të bijtë dhëndri; në mos vajza hoqët e shokët e saj; në mos këta, ministrat e tij; në mos shqiptarë, Fazlliqi; në mos Sudja, vetë Ponzi…

Kudo ku lindën armiqësi e vrasje, pas bushit del Berisha. Pas vrasjeve në Tropojë, pas Remzi Hoxhës, pas Ali Ukës, pas Hajdarit, pas 26 vetë në Gërdec, pas 4 qytetarëve në bulevard. Sapo të tundet një gjethe e bushit, shfaqet ‘burri i ndershëm’ i pushtetit

Në çdo shkurre të fatkeqësive të Shqipërisë, tunde e del Saliu.

Kjo që ndodhi tani me Iranin do të ndodhë në çdo stinë kur nis e tunden krimet./kb

Të fundit

Fieri dhe Mirdita hapin tenderë për të blerë dronë

Shqipëria ka dy satelitë në orbitë, po institucionet po kërkojnë zgjidhje më të thjeshta në teren. Pas flakëve që...

Hera e parë në histori! Serbia dhe Kina, stërvitje të përbashkët ushtarake

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë kah fundi i këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

Lushnje, Balluku kërkon dorëheqjen urgjente të drejtorëve dhe administratorëve

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve dhe 13 administratorëve të bashkisë së Lushnjës. Në një takim të zhvilluar në bashkinë e...

Rama foli! Dorëhiqen të gjithë administratorët e njësive administrative në Shkodër

Bashkia Shkodër ka bërë të ditur zyrtarisht se të gjithë Administratorët e Njësive administrative në territorin e saj kanë paraqitur dorëheqjet nga pozicionet që...

BE dhe Amerika Qendrore hedhin themelet e një partneriteti transformues ndër-rajonal

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg Në një sallë të ndriçuar të selisë së Këshillit të Bashkimit Evropian në Bruksel, më 14 korrik 2025, u zhvillua një...

Lajme të tjera

Web TV