Çmimet e makinave klasike po bien ndjeshëm këtë verë, ja modelet më të prekura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregu i makinave klasike po përjeton një tronditje këtë verë, pasi disa nga modelet më të njohura të para viteve 1980 po humbin ndjeshëm në vlerë.

Sipas një raporti të ri të WCShipping, që citon të dhëna nga Hagerty dhe Classic Valuer, rreth gjysma e modeleve klasike kanë pësuar një rënie në çmim prej 10 deri në 20%.

Ekspertët thonë se faktorët kryesorë janë inflacioni, kostot e larta të restaurimit dhe ndryshimi i preferencave të koleksionistëve më të rinj, të cilët po fokusohen më shumë te veturat e viteve ’80 dhe ’90.

Sipas Lauren Fix, specialiste në industrinë e automobilizmit, makinat klasike më të vjetra, me mirëmbajtje të shtrenjtë dhe që nuk janë në gjendje perfekte, po e humbin shkëlqimin.

Një nga modelet më të prekura është Ferrari 308/328 (1975–1989), që dikur përfaqësonte stilin e viteve ’80 dhe ishte i famshëm për dukjen në serialin “Magnum P.I.”

Megjithatë, interesi po kalon te modelet më të reja si Ferrari F355, ndërsa çmimi i 308 pritet të bjerë nga 60,000–100,000 dollarë në 45,000–75,000 dollarë.

Një tjetër ikonë që po përballet me rënie është Aston Martin DB4/DB5/DB6 (1958–1970), sidomos modeli DB5 i famshëm nga filmat e James Bond, përcjell Telegrafi.

Megjithëse konsiderohet një legjendë britanike, interesimi nga koleksionistët e rinj është zbehur.

Edhe makinat amerikane nuk kanë shpëtuar.

Chevrolet Corvette C3 (1968–1982) po humbet terren përballë versioneve më moderne si C4 dhe C5, që ofrojnë më shumë performancë dhe komoditet.

Modelet bazë të C3 pritet të bien nga 20,000–30,000 dollarë në 15,000–25,000 dollarë, veçanërisht nëse kanë kilometrazh të lartë.

Ndërkohë, Jaguar E-Type (1961–1975), që dikur u quajt “vetura më e bukur e të gjitha kohërave”, po përjeton një ulje në çmim sidomos për versionet Series II dhe III.

Lexo edhe :  “A do ndaloni së vrari civilët?” – Putin sulmon gazetarët: Jeni injorantë

Çmimet mund të bien 15–20%, për shkak të kostove të mëdha të mirëmbajtjes dhe entuziazmit të zbehur nga brezat e rinj të koleksionistëve.

Së fundmi, Porsche 911 (1964–1989.

Çmimet për versionet bazë apo me kilometrazh të lartë pritet të bien nga 40,000–70,000 dollarë në 35,000–60,000 dollarë./e.t

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV