Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike po si rrënim tragjikomik. I cili, pasurohet çdo ditë me “xhevahiret” e rrjedhjes së lirë si pasojë e stresit të shtuar, vapës, shëndetit e natyrisht moshës.

Kjo është koha më normale, më optimale, më e logjikshme dhe më dialektikja për të zbritur në fushë “kuajt” e rinj të politikës opozitare për të bërë galopin pranë demokratëve, e më pas garën, ku secili të vërë bast për të referuarin.

Ndër vite, madje që në kohën kur Sali Berisha ishte i aftë të bënte shiun dhe diellin, në PD kanë ekzistuar dhe dalë personazhe të rëndësishme politike. Me profile intelektuale dhe karaktere të spikatura që zgjonin idenë e një lidershipi alternativ dhe me të dhëna jo të vogla nga ana e përmbajtjes.

Por të gjithë që bënë beteja në këto 34 vjet, beteja që u sollën kosto të mëdha edhe jetike e familjare, në fund u lodhën dhe disa herë u rikthyen si djemtë plangprishër në prehrin e doktorit, për interesa të vogla apo “vese minore”.

Të gjithë big-ët e Partisë Demokratike, të cilët kanë ose moshën e Berishës, ose më të mëdhenj, apo edhe më të vegjël, nuk kanë hapur gojë në të gjithë periudhën 12 vjeçare të “mbretërimit” të Edi Ramës.

I vetmi që ka bërë atë pjesën e tij të betejës ka qenë Dash Shehi, i cili megjithatë, edhe pse e ka thënë të tijën, e ka pasur simpatinë për çka ka folur dhe mënyrën e thënies, asnjëherë nuk e ka marrë mbrapsht atë votën e elektoratit opozitar. Votë, e cila është arsyeja e madhe e hezitimit të zbritjes në fushë të kalorësve të rinj e të vjetër, për të dueluar me “plakun Sali”.

Lexo edhe :  Kalova 5 vite burgu në Iran, por kur Izraeli e bombardoi ndjeva tmerr dhe frikë

I vetmi në historinë e “së djathtës” shqiptaret që gati e sfidoi Sali Berishën ishte i ndjeri Leka Zogu. I biri i Mbretit, i ardhur me derte të shumta në një kohë të tmerrshme si 1997, arriti të marrë në një referendum surreal për formën e regjimit, një shifër që sot është një ëndërr për çdo politikan. Gati nuk preku 50 përqindshin e konsensusit popullor.

Por i shkreti “Pretendent për fronin”, në vend që ta marrë këtë mrekulli që i erdhi nga qielli, që siç dihet vijnë vetëm njëherë, shkoi u bashkua me gardistët e Saliut me kobure në brez dhe veshje ushtarake përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një skenë filmi neorealist me donkishotë.

Në vend që të bëhej zëvendësuesi apo sfiduesi i Sali Berishës, i dha një kauzë, duke e rifutur në politikë, e vetë u largua i drobitur e i mërzitur me vendin e tij. Për tu kthyer më pas 3 vjet më pas për të vdekur në tokën e të parëve.

Të gjithë këta raste nuk janë pjesësa eposi por njësi dokumentare të asaj që përbën historinë politike të Partisë Demokratike.

E sot, kjo histori po shikon thjeshte një pjesë dialektike të saj, të ashququajturën rikthim apo përsëritje pas ikjes false të 2013-s. E sipas aksiomës tashmë monumentale kur historia përsëritet ajo vjen si komedi apo tragjikomedi. Kurse amerikanët, të cilët ishin ata që i dhanë dy herë dorën këtij politikani shqiptar, e më pas e këshilluan të bëjë mënjanë, kur nuk ndodhi e ndëshkuan, tani thjeshte po shikojnë me cinizëm. Të ndodhë ajo që ata kanë paralajmëruar; përkatësisht: “Profecia e barit”. m.p.

Të fundit

Më i dhunshmi në 40 vjet, tërmet i fortë në Campi Flegrei

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.6, u ndje në Napoli dhe në zonën e Campi Flegrei në orën...

Berisha: Nga 54 vite punë, bashkë me gruan kam vetëm një apartament 40 metra katror

Sali Berisha ka reaguar pasi GJKKO vendosi që të shtyjë seancën e parë për çështjen “Partizani”. Ai thotë se gjyqi ndaj tij është politik, pasi...

I gjithë Shteti tek Onkologjiku!

Alba Malltezi Është kaq e rëndë që në vite e vite gazetari, kur nëna të sëmura me kancer gjiri trokisnin në redaksi për të kërkuar...

Plani i Rritjes, Rama me liderët e BP takohen me Marta Kos, Samiti mbahet në Shkup

Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ndodhen në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku sëbashku me komisioneren europiane për Zgjerim, Marta Kos do...

Trump: Nuk po i ofroj asgjë Iranit! S’jam si Obama!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale ndaj senatorit demokrat Chris Coons, duke mohuar kategorikisht se po kërkon marrëveshje me...

Lajme të tjera

Web TV