Topi shigjeton PD/ Opozita në një situatë të mjerë, elita e saj nuk jep më shpresë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në një  emision televziv u shpreh se humbja e shpresës tek elektorati opozitar është për faj të opozitës e cila sot ndodhet në një situatë të mjerë.

Topi tha se problemin e ka elita e PD e cila sot nuk votohet, nuk janë njerëz me akses publik apo koherentë në qëndrime si njëherë e një kohë.

Sipas tij, edhe me partitë aleate të opozitës po ndodh një denatyrim sepse kryetarët e partive janë jashtë dhe zëvendësit e tyre brenda, dhe kjo sipas tij nuk ka ndodhur pa qëllim.

Bamir Topi: Në opozitë nuk ka më shqetësim sepse nuk ka shpresë. Ky lloj shqetësimi është në PS, një pjesë dëshiron të bëjë karrierë. Kemi një opozitë që ska shpresë as për të ëndërruar. Përfytyro si amplifikohet tek njerëzit që e kanë mbështetur. Shoh një situatë të mjerë tek opozita dhe nuk jep shpresë për të qëndruar në këmbë, përfytyroni këta 500 mijë që e kanë votuar. Janë pa shpresë

Sistemi është I stërdiskutuar. Shoh probleme tek elita. Nuk vjen si rezultat i një votëbesimi të brendshëm si njëherë e një kohë kur kishte votime, njerëz me akses publik dhe ishin koherentë në qëndrimet e tyre. Unë shoh që ka humbur kredibiliteti në elitën politike të PD.

Në kuadër të ndërtimit të një koalicioni ka ndodhur një asorbim thithje e elitës së partive të tjera. Janë futur një pjesë, nuk janë kryetarët e partive. Këto parti kanë kryetarët jashtë, zëvendësit e tyre janë Brenda.

Më thoni është e natyrshme apo është bërë prej hallit. I jap kompliment ustait të politikës, i merr i bën pjesë të koalicionit dhe ata quhen anëtarë të grupit të opozitës./E.T

Të fundit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV