Kush është kopshtari 22-vjeçar i Trump në krye të luftës kundër terrorizmit në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë bombardimit të Iranit duke rrezikuar kundërpërgjigjen e Teheranit kundrejt bazave amerikane në Lindjen e Mesme dhe sulmeve terroristë në SHBA, administrata Trump caktoi 22-vjeçarin Thomas Fugate si drejtues të CP3, sektorit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare në krye të veprimtarive të  parandalimit të terrorizmit.

Fugate zëvendësoi Bill Braniff, një veteran të ushtrisë prej 20 vitesh i cili ka qenë aktiv ndaj kundërterrorizmit, ndërsa ai vetë s’ka asnjë përvojë në këtë fushë. Eksperiencat e tij të punës janë të  kufizuara. Kjo është e kuptueshme për shkak të moshës së re që ka; ai ka punuar si kopshtar dhe shpërndarës në një supermarket, shkruan Il Corriere della Sera.

Vitin e shkuar, gjërat ndryshuan: Fugate bëri një stazh në Fondacionin e Trashëgimisë dhe iu bashkua fushatës së Trump. Ai hyri në ushtrinë e ‘besnikëve’ që u katapultuan në administratën e re republikane.

Ai u caktua në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, por në seksionin e luftës kundër emigracionit ë  paligjshëm. Tani merr pozicionin e Braniff , i cili dha dorëheqjen për shkak të vendimit të qeverisë për të shkurtuar tre të katërtat e buxhetit të agjencisë.

Fugate nuk është në vijën e parë të luftës ndaj kërcënimeve të brenshme, por rasti i tij tregon qasjen e re ideologjike dhe disi sipërfaqësore të administratës ndaj rreziqeve në rritje në një kohë kur siguria e brendshme e Shteteve të Bashkuara kërcënohet nga terrorizmi fizik dhe sulmet kibernetike.

Ajo që bie në sy këtu është vendimi i Trump për të shkurtuar me 20% fondet, tashmë shumë të kufizuara, për CISA, agjencinë përgjegjëse për mbrojtjen e infrastrukturës strategjike të Amerikës nga sulmet e jashtme. Po aq domethënës është edhe refuzimi i Kongresit për të zgjeruar autoritetin ekzekutiv për të kapur dhe shkatërruar dronë në zona delikate të vendit. Propozimi u rrëzua nga senatori Rand Paul, kryetar i Komitetit për Siguri Kombëtare, një republikan libertarian, me arsyetimin se nuk ka kërcënime të menjëhershme.

Para një viti, drejtoresha e CISA, Jen Easterly, raportoi para Kongresit mbi aftësinë që Kina ka fituar përmes një strukture infiltruese të quajtur Salt Typhoon, për të shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në rrjetet amerikane në rast konflikti (për shembull mbi Tajvanin): bllokimi i gazjellësve, ndotja e ujësjellësve, paralizimi i furnizimit me energji elektrike, i sistemeve të telekomunikacionit dhe i rrjeteve të transportit).

Lexo edhe :  Sulmi iranian mbi Katar, SHBA ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

Këto rreziqe janë veçanërisht serioze në një vend ku shumë prej këtyre rrjeteve janë në pronësi private, me pronarë që hezitojnë të sakrifikojnë fitimet për të investuar në sigurinë kombëtare. Megjithatë, këto rreziqe janë nënvlerësuar nga administrata e re, e cila, përveçse largoi nga detyra Jen Easterly, po çmonton pjesërisht një agjenci të krijuar nga vetë Trump në vitin 2018, por që përfundoi në shënjestrën e tij në vitin 2020 kur drejtori i emëruar prej tij, Kris Krebs, refuzoi të vinte në dyshim integritetin e zgjedhjeve presidenciale të fituara nga Biden.

I tërbuar dhe i etur të shfaqet i pamëshirshëm, Trump vazhdon t’i kërkojë Departamentit të Drejtësisë ndjekjen penale të Krebs për këtë refuzim, ndërkohë që CISA po përballet me akuza se ka zbatuar politika stafi që ndjekin kriteret tashmë të ndaluara të “diversitetit, barazisë dhe përfshirjes”.

Në realitet, sipas urdhrit të Trump, programet e sigurisë kibernetike për monitorimin e ndikimeve të huaja përmes internetit, dezinformimit zgjedhor nga jashtë dhe përpjekjeve për të cenuar infrastrukturat thelbësore po shpërbëhen. Që nga 20 janari, dita e inaugurimit të Trump-it, i gjithë përqendrimi në luftën kundër terrorizmit të huaj është zhvendosur te beteja kundër emigracionit të paligjshëm, e cila kulmoi me thirrjen për të zbatuar Alien Enemies Act (një ligj i vitit 1798 që lejon dëbimin e armiqve potencialë në kohë lufte), për të dëbuar qindra venezuelianë drejt El Salvadorit, të dyshuar si pjesëtarë të bandës kriminale Tren de Aragua që është shpallur nga Trump si organizatë e huaj terroriste

Megjithatë, nëse ekzistojnë qeliza terroriste iraniane të fshehura brenda SHBA-së, është e pamundur që ato të çmontohen përmes operacioneve të ICE-it, policisë kundër emigracionit./kb

Të fundit

Skandal mjedisor në Vjosë/ Nafta ndot lumin e egër të Evropës, institucionet heshtin

Një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, Vjosa, i shpallur vitin e kaluar Park Kombëtar, po përballet...

E diela i jep fund krizës në Kosovë? Partitë politike marrin vendimin

Partitë politike në Kosovë janë dakorduar që të mos hyjnë në procedura votimi në seancën e sotme dhe ta ndërpresin atë menjëherë pas aktgjykimit...

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve për 4 qarqe, Celibashi shpërndan mandatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin për zgjedhjet e 11 majit në katër qarqe të tjera të vendit. KQZ ka shpërndarë mandatet për deputetët...

2013 – NASA nis spektrografin IRIS: një dritare e re drejt mistereve të Diellit

Më 27 qershor 2013, NASA hodhi në hapësirë misionin IRIS (Interface Region Imaging Spectrograph), një instrument i avancuar i krijuar për të vëzhguar rajonet...

Dhurata e veçantë, Lamine Jamal do të marrë fanellën legjendare të Barcelonës

Lamine Yamal gjithmonë ka treguar respekt për mikun e tij të ngushtë, Ansu Fati. Ai kurrë nuk është përpjekur të tërheqë vëmendjen ose të...

Lajme të tjera

Web TV