“Te PD morali, më i ulët se në 2021! Kanë nisur largimet dhe konvertimet në PS”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roland Bejko duke folur mbi aksionin e PD në shtator, tha në MCN se morali i demokratëve është më i ulët se në 2021-shit, dhe kanë nisur largimet dhe konvertimet e demokratëve në socialistë. Sipas Bejkos shumë prej eksponentëve të PD po vënë re që elita e PD nuk ndryshon dhe karriera e tyre është e bllokuar.

I pyetur a pret të ketë sukses aksioni i PD në shtator, Bejko tha:

“Nuk besoj sepse morali i demokratëve është më i ulët se në 2021-shin, dhe kanë filluar largimet dhe konvertimet e demokratëve në socialistë.

Shumë prej tyre duke qenë se kanë vënë re që elita e PD nuk ndryshon dhe karriera e tyre është bllokuar, ata po largohen, ose të merren me punë të tjera jashtë politikës, ose t’i bashkohen PS-së.

Berisha do ta ketë të vështirë në shtator të ketë ndjekës sa ka pasur në të shkuarën, jo se ka pasur shumë në të shkuarën, por tani do ketë më pak.

Prevalon interesi personal te Berisha. Bëri një grup parlamentar besnikësh sepse i duhet të ketë pozitat e forta brenda PD-së.

Aktualisht e ka uzurpuar dhe e ka marrë PD-në. Ai nuk largohet sepse është pushtues, partinë e ka tokë të xanun.

Nëse Berisha do vazhdojë të qëndrojë në krye të PD, PD s’do ketë asnjë lloj perspektive për të ardhur në pushtet”, tha Bejko.

Duke folur mbi procesin e rinumërimit të votave, Bejko tha:

“Shumë mirë që u krye ky proces (rinumërimi), sepse pati pretendime nga kandidatët që vota u ishte tjetërsuar, te kolegët e tyre. Arritëm të shikojmë që s’ka qenë e këtyre përmasave që pretendonin kandidatët, të paktën në Tiranë. Vumë re që komisionarët e dy forcave të mëdha politike do t’i fusin duart dhe do bëjnë tjetërsim votash.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 29 Qershor 2025

Berisha mundohet ta distancojë vetën. Berisha fillimisht hezitoi, por pasi u bë zhurmë e madhe mediatike dhe kandidatët s’u tërhoqën, partia u detyrua t’ua jepte firmën.

Berisha kërkon t’i deligjitimojë zgjedhjet dhe ai deligjitimin s’e sheh te kutitë e votimit, por te gjithë fushata elektorale.

Unë bie dakord në faktin që partia në pushtet dukshëm i ka përdorur asetet shtetërore, por diferenca jashtëzakonisht e lartë, më bën të kuptojë që jo gjithë procesin mund ta manipulojë. Që të deligjitimosh zgjedhjet duhet të kesh prova dhe prova të qenësishme”.

Lidhur me platformën e re në Kuvend, Bejko tha:

“Kjo platformë do ketë një objektiv të rëndësishëm, që është edhe çështja e arkivimit. Parlamenti ka më shumë nevojë për transparencë, por roli i Kuvendit ka qenë dytësor me mandatet e PS. Sa më shumë mandate merr PS, aq më i parëndësishëm bëhet Parlamenti.

Rama e anashkalon Parlamentin, ka një shumicë sot që e bën Parlamentin të kthehet në një zyrë noteriale të qeverisë, dhe opozita s’ka zhvilluar politikë në Parlament, por parapolitikë.  Duke qenë se kemi kapërcim epokash, nga arkivimi në letër te ai dixhital, do kërkojë perfeksionim të teknologjisë dhe më shumë profesionalizëm”./e.t

Të fundit

3 stacione meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

Në Korçë janë instaluar tre stacione moderne meteorologjike, të cilat synojnë të ndihmojnë fermerët duke sjellë një frymë të...

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Në një raport të gjatë mbi ndalimin e shtetasve të huaj, me fokus në protokollin Itali-Shqipëri, Gjykata e Kasacionit vë në dukje një sërë...

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që po shndërrohet në një nga...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Lajme të tjera

Web TV