Një spanjoll merr drejtimin e Flamurtarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Carlos Garcia Badias është trajneri i ri i Flamurtarit. Spanjolli është zgjedhja e drejtuesve të klubit vlonjat për sezonin e ri, ku do të luajë në Kategorinë Superiore, shkruan A2 CNN.

Carlos García Badías, ka luajtur futoll profesionist dhe është trajner me licencë UEFA PRO. Para se të pranonte ofertën e Flamurtarit, ai ishte zv.trajner kryesor te klubi amerikan Chicago Fire FC dhe profesor në FSI Training. Karriera e tij e gjerë përfshin role me ekipe elitare futbolli në Evropë, Azi dhe Amerikë, si Udinese Calcio, Maccabi Tel Aviv FC dhe Federata Ekuadoriane e Futbollit.

Karriera Profesionale

Carlos e nisi karrierën si futbollist te RCD Espanyol de Barcelona, duke kaluar në ekipin e parë në vitin 2003. Më pas luajti për UD Almería, ku ndihmoi ekipin të ngjitej në La Liga në vitin 2007, si dhe për Real Betis Balompié dhe Maccabi Tel Aviv FC, ku fitoi disa tituj kombëtarë në Izrael. Ai e përfundoi karrierën e tij si lojtar te Alanyaspor në Turqi, duke u tërhequr nga futbolli në vitin 2017.

Pas kalimit në trajnim në vitin 2018, Carlos mbajti pozicione si bashkëpunëtor teknik te Udinese Calcio, ndihmës trajner te Shenzhen Football Club në Kinë dhe trajner i parë i Beitar Tel Aviv Bat Yam FC në Izrael. Në vitin 2024, ai iu bashkua ekipit të Chicago Fire FC si Ndihmës Trajner Kryesor, duke kontribuar në zhvillimin strategjik dhe teknik të skuadrës. Në arenën ndërkombëtare, Carlos ka përfaqësuar Spanjën në kategoritë e të rinjve, duke fituar medalje ari në Lojërat Mesdhetare XV në vitin 2005, dhe gjithashtu ka luajtur për kombëtaren e Katalonjës në ndeshje miqësore. /E.T

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV