Danimarka tregon se është i zoti i shtëpisë në Groenlandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Danimarka po organizon këtë muaj një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në Groenlandë, me pjesëmarrjen e një fregate, avionëve luftarakë F-16, forcave speciale, trupa shtesë dhe rritje të ndjeshme të mbikëqyrjes mbi infrastrukturën kritike të ishullit arktik.

Në një intervistë për Reuters më 25 qershor, kreu i Komandës Arktike të Danimarkës, Soren Andersen, theksoi se nuk është i shqetësuar për një marrje të mundshme të Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara, pas një takimi të fundit me një gjeneral të lartë amerikan. Megjithatë, ai paralajmëroi se nevojitet një përforcim i mbrojtjes për të penguar çdo kërcënim të mundshëm rus në Arktik, shkruan A2 CNN.

Presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar disa herë blerjen e Groenlandës, një territor gjysmë-autonom i Danimarkës, me rëndësi strategjike për sistemin amerikan të paralajmërimit të raketave balistike, duke qenë në një nga rrugët më të shkurtra midis Amerikës së Veriut dhe Europës. Trump nuk e ka përjashtuar as përdorimin e forcës për të marrë territorin, por Andersen e përjashtoi kategorikisht një skenar të tillë, duke deklaruar: “Një gjë e tillë nuk më shqetëson aspak”. Ai shtoi se takimi i tij me gjeneralin amerikan Gregory Guillot, i ngarkuar për mbrojtjen e rajonit, ishte i pari dhe një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin.

Aktualisht, Danimarka mban një prani të përhershme në Groenlandë me katër anije patrulluese të vjetra, një avion të vogël mbikëqyrës dhe patrulla me qentë e dëborës, që përpiqen të monitorojnë një sipërfaqe katër herë më të madhe se ajo e Francës, shkruan A2 CNN. Komanda e përbashkët arktike, e cila më parë ishte përqendruar më së shumti në detyra civile si kërkim-shpëtimi dhe inspektimi i peshkimit, tani po e zhvendos vëmendjen drejt mbrojtjes territoriale.

Lexo edhe :  Gjermania ka 500 super të pasur më shumë

Në fillim të vitit, qeveria daneze angazhoi mbi 2 miliardë dollarë për të forcuar mbrojtjen në Arktik, përmes ndërtimit të anijeve të reja ushtarake për zonat polare, dronëve me rreze të gjatë veprimi dhe përmirësimit të mbulimit satelitor. Ky zhvillim vjen në një kohë të rritjes së tensioneve gjeopolitike në Arktik, ku fuqitë e mëdha si Rusia dhe SHBA po garojnë për influencë dhe burime natyrore në rajonin gjithnjë e më të aksesueshëm për shkak të ndryshimeve klimatike. m.p.

Të fundit

Musk tjetër sulm ndaj Trumpit: Ligji i buxhetit? I çmendur dhe shkatërrues!

Elon Musk rikthehet me kritika të ashpra ndaj Donald Trumpit. Në shënjestër është veçanërisht ligji i buxhetit, të cilin presidenti...

Kaos në qiellin italian: Bllokohen fluturimet në veri të Italisë pas një defekti në radar

Një defekt teknik në sistemin e transmetimit të të dhënave në qendrën e radarëve të Milanos (Peschiera Borromeo) ka shkaktuar ndërprerje të menjëhershme të...

1949 – Forcat amerikane tërhiqen nga Korea

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, Gadishulli Korean – i cili për gati 35 vjet ishte nën pushtimin kolonial japonez...

Çfarë fsheh Atlantiku? Zbulohen mbi 1000 fuçi me mbetje bërthamore

Për dekada të tëra mbetje bërthamore janë hedhur në Atlantik. Tani është gjetur fuçia e parë nga qindra mijëra që mendohen të jenë në...

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep njoftimin zyrtar mbi gjendjen aktuale në vend

Vatra e vetme aktive ndodhet në fshatin Markatomaj, njësi administrative Zejmen, bashkia Lezhë, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të përzier. Agjencia...

Lajme të tjera

Web TV