Francë, rrëzohet një avion i vogël, humbin jetën tre persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një avion i vogël që i përkiste një klub fluturimi në qytetin Champhol, në veri-qendër të Francës, është rrëzuar këtë pasdite, duke shkaktuar vdekjen e të tre pasagjerëve në bord.

Sipas prefekturës së Eure-et-Loir, avioni Cessna 172, me një motor të vetëm ka pësuar aksidentin pak pas orës 16:00, sipas kohës lokale, në një zonë banimi duke shpëtuar për pak nga përplasja me shtëpitë aty pranë.

Të tre pasagjerët, dy burra dhe një grua, humbën jetën në vendngjarje. Piloti, i identifikuar nga prokurori publik si një ish-gjeneral ushtrie 77-vjeçar me përvojë të gjerë fluturimi, po fluturonte me një çift në moshë të mesme.

Hetimet e para tregojnë se avioni, rreth tre minuta pas ngritjes, ka bërë një kthesë të ngushtë, që mund të ketë kontribuar në humbjen e kontrollit.

Avioni goditi një mur dhe më pas u rrëzua, duke dëmtuar një automjet të parkuar. m.p.

Të fundit

Bypass-i i Vlorës/ Rama ndan pamjet: Bukur dhe pastër (VIDEO)

Bypass-i i Vlorës është një segment kyç për turizmin bregdetar, sidomos gjatë sezonit turistik redukton mbipopullimin e trafikut në qytetin...

“Turizmi rritet, por gjithnjë e më shumë dyer biznesesh po mbyllen!”

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një postim në rrjetet sociale, shprehet  se turizmi në Shqipëri po rritet me shumë turistë të huaj që vijnë...

Më i dhunshmi në 40 vjet, tërmet i fortë në Campi Flegrei

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.6, u ndje në Napoli dhe në zonën e Campi Flegrei në orën 12:47. Mediat italiane bëjnë të...

Berisha: Nga 54 vite punë, bashkë me gruan kam vetëm një apartament 40 metra katror

Sali Berisha ka reaguar pasi GJKKO vendosi që të shtyjë seancën e parë për çështjen “Partizani”. Ai thotë se gjyqi ndaj tij është politik, pasi...

I gjithë Shteti tek Onkologjiku!

Alba Malltezi Është kaq e rëndë që në vite e vite gazetari, kur nëna të sëmura me kancer gjiri trokisnin në redaksi për të kërkuar...

Lajme të tjera

Web TV