Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Britanisë së Madhe, kontinenti më i vjetër është ngjyrosur thuajse totalisht në ngjyrë të kuqe, për shkak të temperaturave të larta.

Vendet e rajonit bëjnë pjesë në zonën më të rrezikuar. Shqipëria, bashkë me vendet fqinje si Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bullgaria, ndodhen në mesin e zonës së kuqe të hartës – që përfaqëson temperaturat nga 30°C deri mbi 40°C. Kjo valë nxehtësie mund të rrezikojë shëndetin e qytetarëve si dhe burim për zjarret.

Në Greqi, autoritetet u detyruan të evakuojnë banorët në jug të Athinës, ku 130 zjarrfikës luftuan me flakët që përfshinë zonat pyjore.

Për të mbrojtur punonjësit, ndërtimet dhe shpërndarjet u ndaluan në oraret më të nxehta të ditës 09:00 me 14:00, ndërsa disa punonjësve iu dha mundësia të punojnë nga shtëpia.

Në Majorka të Spanjës, një turist holandez 34-vjeçar humbi jetën si pasojë e goditjes nga nxehtësia gjatë një shëtitjeje në zonën e Sollerit. Ekspertët u kanë bërë thirrje banorëve dhe pushuesve që të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve kritike.

Italia, ndërkohë, është nën alarm të kuq në 21 qytete përfshirë Romën.

Ndryshimi i klimës ka shkaktuar rritje të temperaturave të verës dhe mot ekstrem që tani thyen rekorde pothuajse çdo vit në Evropë. Temperaturat e larta të Mesdheut do të përkeqësohen nga një fenomen meteorologjik i njohur si kupola e nxehtësisë, një zonë me presion të lartë që kompreson ajrin e nxehtë në atmosferë dhe shkakton valë të nxehti./kb

Lexo edhe :  Task Forcë për produktet bujqësore dhe blegtorale, nis fushata për formalizimin e tregut

 

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV