35-vjeçari shkodran nuk zë mend, vazhdon të përndjekë femrat shqiptare nga burgu francez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthehet përndjekësi serial nga burgjet franceze. 35-vjeçari shkodran Fabjan Dodaj nuk po zë mend, teksa vijon me pasionin e tij për të kërcënuar e shantazhuar vajzat shqiptare nëpërmjet rrjeteve sociale.

Për herë të parë emri i tij u bë publik gushtin e vitit të kaluar, kur edhe pse nga qelitë e burgut ku ligji parashikon që një i dënuar nuk mund të mbajë celular, i riu shqiptar posedonte një të tillë, e nëpërmjet adresave false hapte llogari në Instagram e Tik-Tok dhe publikonte foto denigruese të vajzave të ndryshme.

Një vit më parë policia do të deklarontë zyrtarisht se 35-vjeçarit i ishin dokumentuar mbi 60 raste të tilla dhe në bashkëpunim me autoritetet franceze ju bllokua celulari në qeli.

Por tashmë pas një viti emri i tij rikthehet sërisht në duart e policisë dhe sërisht me një njëjtën histori. Hapje adresash false me emra dhe foto të vajzave shqiptare dhe mbi to përshkrime denigruese.

Së fundmi ai po hetohet nga Prokuroria e Tiranës, pas denoncimit që një 32-vjeçare ka bërë ndaj tij. E reja u tha hetuesve se prej kohësh ai e përndjek me mesazhe denigruese dhe kërcënuese në rrjetin social Instagram.

Ky nuk është rasti i parë që denoncohet, dhe mesa duket as edhe i fundit. Pak muaj më parë ai u denoncua edhe në policinë e Lezhës po për përndjekje. Por sërisht duket se Fabjan Dodaj arrin të sigurojë aparate celularë duke i futur në burgun “Lyon Cobras” në Francë, aty ku vuan dënimin për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”. m.p.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV