Zjarri në Hoshtimë, digjen varrezat e fshatit, FNSH dhe zjarrfikësit evakuojnë banorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alarmante paraqitet situata në fshatin Hoshtimë të Vlorës, ku pasditen e kësaj të diele u aktivizua një vatër zjarri.

Prej orësh tanimë, zjarrfikësit janë duke “luftuar” me flakët të cilat të favorizuara nga era po përhapen frikshëm dhe po marrin para gjithçka që u del.

Burime për mediat bëjnë me dije se varrezat e fshatit janë djegur plotësisht, ndërkohë që zjarri është shtrirë deri te banesat e qytetarë, duke rrezikuar kështu seriozisht jetën e banorëve dhe pronat e tyre.

I favorizuar nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, zjarri ka përparuar në drejtim të fshatrave Kërkovë dhe Bestrovë, ndërkohë që policia ka bërë të mundur evakuimin e qytetarëve si dhe banorët kanë zhvendosur bagëtitë nga stallat.

Në vendin e ngjarjes ndodhen katër zjarrfikëse, helikopteri i FNSH-së, i cili po hedh ujë nga largt si dhe efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët u kanë ardhur në ndihmë policëve si dhe zjarrfikësve.

Ndërkohë, për mediat ka folur një banor i fshatit i cili me lot në sy ka deklaruar se dëmi është shumë i madh.

“U thaftë ajo dorë që ka vënë zjarr dhe dëm I madh na u bë. Të gjitha pyjet u shuan. Po rrezikohen shtëpitë… e të gjitha, ullinjtë po digjen. Varrezat e dogjën, me selvi, e me të gjitha. Është bërë dëm i madh”, tha ai. m.p.

Të fundit

“Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë”/ Demokratët përplasen me policinë në Theth

Deputetët e Partisë Demokratike të qarkut Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, janë përplasur me efektivët e policisë në...

Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se është njoftuar për vdekjen e shtetasit amerikan Saif Musallat në Bregun Perëndimor, në vazhdën e një sulmi të...

Xhaka shumë pranë transferimit te Juventusi, mungon vetëm një largim në Torino

Juventusi pritet të ketë lëvizje të rëndësishme në repartin e mesfushës. Bardhezinjtë kanë nxjerrë në treg Douglas Luiz pas vetëm një sezoni, i cili...

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pasi Kryeministri Rama nga Elbasani kërkoi shkrirjen e AKU, Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj njoftoi se ka urdhëruar pezullimin e aktiviteteve të AKU-së. Në...

“Britania të përgatitet për luftë me Rusinë brenda pesë viteve”

Ish-shefi i Ushtrisë Britanike, Gjeneral Sir Patrick Sanders, ka paralajmëruar se Britania duhet të përgatitet seriozisht për një përballje të mundshme ushtarake me Rusinë...

Lajme të tjera

Web TV