Michael Jordan i pathyeshëm, atletet e tij shiten për një çmim rekord në ankand

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Michael Jordan është një nga emrat më të madhej të basketbollit që nga fillimet e këtij sporti. Adhurimi për të vijon të jetë në nivele më të larta aq sa kur dalin në ankand objekte apo veshje të legjendës së Chicago Bulls, njerëzit lënë shifra marramendëse për t’i blerë ato.

Një palë nga atletet që Michael Jordan ka përdorur në kohët e arta kur luante për Chicago Bulls, pikërisht në vitin e largët 1985 janë shitur për një shifër goxha të majme.

Atletet e tij Nike Air Jordan 1 u shitën tre herë më shumë se çmimi i parashikuar duke thyer rekordin botëror për atlete, bëri me dije Sotheby’s. Atletet e Jordan u shitën për 560.000 dollarë në një ankand në internet ku garuan 10 persona.

Ato u veshën nga basketbollisti gjatë periudhës kur luante me Chicago Bulls dhe pritej që të shiteshin 100.000 deri në 150.000 dollarë. Ndërkohë rekordi i mëparshëm mbahej nga një palë atlete të Nike të vitit 1972 që u shitën për 437.500 dollarë./Fjala.al/

Të fundit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut: Djali im vdes për Shqipërinë, mezi pres të vij dhe unë!

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka pritur përfaqësues të komunitetit shqiptar në Nju Jork, të cilëve...

Irani kërkon ndihmën e Putin, diplomati iranian mbërrin në Kremlin

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi nisi vizitën e tij në Rusi, ku do të takohet me presidentin e vendit, Vladimir Putin, pas...

Lavdia e “SS United States”, transoqeanikut më të shpejtë në historinë detare të botës

Përgatiti: Leonard Veizi Ajo ishte një simbol luksi dhe elegancë edhe pse e ndërtuar me një frymë ushtarake. Për më tepër ishte një simbol i...

Parashikimi i motit për sot, 23 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Si lindi jeta? Zbulohet ‘Qyteti i Humbur’ nën oqeanin Atlantik

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të mbajë çelësin për të...

Lajme të tjera

Web TV