Koronavirusi drejt fundit? Sot vetëm 1 rast 15 të shëruar, ja sa pacientë kemi të shtruar në Infektiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24 orët e fundit është konfirmuar vetëm një rast i infektuar me koronavirus, duke shënuar numrin më të ulët qysh nga nisja e emergjencës së Covid-19.

Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Adela Vasili, deklaroi se rasti pozitiv doli në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur, ndërkohë që në orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë, të cilët e kanë mundur koronavirusin.

Shkon kështu në 742 numri i personave që janë shëruar nga sëmundja.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot me dije se “në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive”.

Kujtojmë se prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.

Covid-19/Statistika (19 Maj 2020)

Testime totale 12899

Raste pozitive 949

Raste të shëruara 742

Raste Aktive 176

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)/b.b/Fjala.al

Të fundit

“E dua jetën shumë”/ Dua Lipa feston gjatë gjithë natës marrjen e shtetësisë së Kosovës

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë zyrtarisht shtetësinë e Kosovës dhe emocionin e ka ndarë me ndjekësit...

Formalizimi i tregut bujqësor e blegtoral, bllokohen 94 tonë produkte gjatë kontrolleve

Në kuadër të aksionit kombëtar për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral, janë bllokuar 94 tonë produkte gjatë kontrolleve të kryera në terren. Lajmi u...

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Hamasi ka thënë se nuk do të çarmatoset nëse nuk krijohet një shtet i pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin. Grupi militant tha se po lëshonte...

“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar 244 milionë lekë

Raporti voluminoz i Prokurorisë së Fierit, e cila po diskuton për t’ia kaluar dosjen SPAK, evidenton shkelje të tjera që kompania koncesionare Bankers Petroleum...

J.D Vance i fiksuar me UFO-t: Dua të di ç’po ndodh vërtet!

Nga Chiara Buratti, Corriere della Sera Zëvendëspresidenti i SHBA-së po i referohet pamjeve në New Jersey dhe New York nëntorin e kaluar, kur avionë të...

Lajme të tjera

Web TV