“Edhe Teatrin e ri do e presim me ngazëllim”, Veliaj u jep çiftit të moshuar çelësat e shtëpisë së re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dorëzuar ditën e sotme çelësat e një shtëpie që ishte prishur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 dhe që u ndërtua nga e para.

Në një video-live në ‘Facebook’, Veliaj ka thënë se të moshuarit qanë ditën që iu prish shtëpia, pasi kishin shumë kujtime aty, por thekson se ata qanë edhe ditën e sotme kur morën çelësat e banesës së re.

“Ditën që u prish shtëpia, edhe gjyshi, edhe nënë Qamilja qanë. Kishin shumë kujtime aty, në atë shtëpi të amortizuar nga tërmeti, e cila s’mbante më, ra me prekjen e parë. Sot qamë për herë të dytë, me lot gëzimi për futjen në shtëpinë e re, më moderne e me të gjitha kushtet.”-shprehet ai.

Më tej kryebashkiaku thekson se dhe me Teatrin e ri Kombëtar do ndodhë e njëjta gjë, sipas tij të gjithë do ta presin me ngazëllim atë.

Edhe Teatrin e ri Kombëtar, xhevahirin e ri të Tiranës dhe strehën e të gjithë artistëve, do ta presim me po kaq ngazëllim. Kemi nisur nga puna!”-shprehet Erion Veliaj./Fjala.al/

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/246974426364039/

Të fundit

Presidenti i FIFA-s Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për klubin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia, pas triumfit...

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet. Kjo është arsyeja kryesore pse...

“Duan klikime!” Sa i sinqertë është Elvis Pupa me reagimin e tij?

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet e publikuara një ditë më parë...

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më shumë se 3 vitesh ka...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Lajme të tjera

Web TV