Karantina për të huajt, ekipet angleze rrezikojnë kupat e UEFA

Rrezikojnë Manchester City dhe Chelsea në Champions League, Manchester United, Wolverhampton dhe skocezët e Glasgow Rangers në Europa League

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompeticionet europiane nën siglën e UEFA-s, për formacionet angleze vendosen në rrezik. Sipas qeverisë britanike, kushdo që dëshiron të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar nga jashtë kufijve, do të duhet t’i nënshtrohet një karantine 14-ditore, (fjala.al). Këto masa padyshim do ta bëjnë të pamundur udhëtimin në vend për të gjithë ekipet e huaja që mund të shortohen në fazë grupesh, apo eliminimi direkt, por mbi të gjithë rrezikojnë ata që luajnë ende në sezonin aktual.

Shoqata Britanike e Futbollit duket se ka e bindur Sekretarin e Kulturës Oliver Dowden për një lehtësim në futboll, por kjo kërkesë u anulua nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Zyra e Kabinetit të Boris Johnson. Sipas një burimi qeveritar, “një vendim përfundimtar ende nuk është marrë”, por në “10 Downing Street” ata e konsiderojnë masën të fortë dhe jo të aplikueshme, pasi kjo cënon garat e kampionatit më të fortë në glob.

Manchester City dhe Chelsea në Champions League, Manchester United, Wolverhampton dhe skocezët e Glasgow Rangers në Europa League mund të shohin kështu të ndërprerë para kohe, rrugëtimin e tyre në Kupat kontinentale. Më herët klubet e Premier League votuan në favor të projektit “Restart. dhe në favor të protokollit që u lejon të rikthehen në stërvitje, megjithëse në grupe të vogla. Fjala.al

Të fundit

Jamarbër Malltezi flet pas lirimit: Brenda një dite më sekuestruan…

Pas afro dy vitesh në arrest shtëpie, Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur...

Përçarje në PD? Kikia: Salianji s’duhet të presë që t’i shtrojnë tapetin e kuq

Gjatë intervistës, analisti Mentor Kikia komentoi edhe lirimin e Ervin Salianjit nga burgu dhe faktin që ai nuk u prit nga asnjë drejtues në...

Qeveria rrit buxhetin për pensionet dhe mbrojtjen/ Shkurtime për SPAK-un

Buxheti i viteve 2026-2028 do të fokusohet tek mbrojtja dhe pensionet. Programi afatmesëm i botuar në Fletoren Zyrtare projekton rritje progresive të fondeve që...

1985 Fundosja e “Rainbow Warrior”

Më 10 korrik 1985, në portin e Auckland-ut në Zelandën e Re, një akt sabotimi tronditi opinionin ndërkombëtar dhe ekspozoi fytyrën e errët të...

Analiza: Shumë njerëz në Gjermani nuk mund të jetojnë nga rroga

Kur Kancelari gjermanFriedrich Merzdoli në sallën e Bundestagut  së fundmi për të paraqitur ai përdori stilin e tij tipik të drejtpërdrejtë, mbi atë që ai e quajti një...

Lajme të tjera

Web TV