Harun Çelik deportohet drejt Turqisë, ishte arrestuar me dokumente false

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Shqiptare deporton drejt Turqisë 42 vjeçarin turk Harun Çelik, vetëm pak orë pasi ai u lirua nga qelia e burgut.

Mësohet se 5 muaj më parë Çelik u arrestua në Rinas me dokumente false teksa hynte tranzit me pasaportë turke, por me vizë kanadeze false të falsifikuar. Për këtë shkelje, ai u dënuar nga Gjykata e Tiranës me 5 muaj burgim, dënim ky i cili i mbaroi më 1 Janar.

Pas lirimit nga qelia, shtetasi turk iu dorëzua zyrës së Kufirit dhe Migracionit, e ndërsa autoritetet verifikuan se ai nuk plotësonte kushtet dhe nuk kishte dokumentacionin e duhur apo kërkesë për qëndrim në vendin tonë, është caktuar edhe dëbimi i tij drejt vendit të origjinës.

Ndërkohë agjencia shtetërore e lajmeve turke Anadolu ka postuar një video të ndalimit dhe dëbimit nga Tirana të mësuesit turk, Harun Çelik, duke pretenduar se ka qenë një operacion i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës, MIT.

Harun Çelik, 42 vjeç, me profesion mësues, dyshohet se është pjesë e lëvizjes Gulen, të udhëhequr nga predikuesi turk Fethullah Gylen, i cili akuzohet nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan si ideator dhe organizator i grushtit të dështuar te shtetit në Turqi të vitit 2016.

Turqia e konsideron lëvizjen Gulen si organizatë terroriste dhe i referohet me emrin Feto. Dhjetëra mijëra persona të dyshuar si pjesë të kësaj organizate janë arrestuar në Turqi pas grushtit të shtetit dhe një numër i ngjashëm janë larguar nga vendi – një pjesë e strehuar ne vendet e Ballkanit.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV