Takimi me Metën, Basha: Diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj

Meta dhe Basha

Kreu i PD Lulzim Basha ka zbardhur detaje nga takimi i mbajtur mëngjesisn e sotëm me presidentin e vendit Ilir Meta.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Basha tregon se me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj.

“Shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët.

Me çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve.

Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”./b.b/Fjala.al