Kryeministri i Maqedonisë së Veriut firmos dorëheqjen

Ashtu si dhe pritej kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen në prag të formimit të qeverisë teknike.

Qeveria teknike duhet të zgjidhet deri në mesnatë, ndërsa ditën e nesërme supozohet që ajo të nisë punën për organizimin e të lira e demokratike. Qeveria teknike si rregull formohet 100 ditë para zgjedhjeve.

Këto zhvillime u paraprinë pasi Maqedonia e Veriut nuk mori dritë jeshile për fillimin e bisedimeve në samitin e BE-së në tetor, duke e detyruar kryeministrin  Zaev të shkojë në zgjedhje të parakohshme./Fjala.al