Marrëveshja e përfolur prej dy vitesh për njohjen e patentave shqiptare në Greqi, pritet të miratohet brenda pak ditësh pas votimit të saj në parlamentin grek.
Pas shumë vitesh negociata, patentat shqiptare do të njihen zyrtarisht, duke bërë një lehtësim të madh për bashkatdhetarët që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të pajisen me patentë greke.
Shqiptarët në Greqi që kanë një patentë shqiptare pas miratimit të marrëveshjes në Parlament do të mund të lëvizin në shtetin fqinj me makinat e tyre pa asnjë problem pasi të kenë bërë konvertimin e saj./Fjala.al