Vuçiç i hedh ‘benzinë zjarrit’: Mali i Zi synon zhdukjen e serbëve brenda 1 dekade

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata në Mal të Zi vijon të jetë e tensionuar për shkak të përpjekjeve të Podgoricës për të ndarë Kishën Ortodokse nga ndikimi i Kishës Ortodokse Serbe. Beogradi ka kritikuar vendimin e Qeverisë malazeze dhe e sheh këtë përpjekje si goditje të komunitetit serb që jeton në Mal të Zi.

Serbët përbëjnë gati 29% të popullisë prej 631 mijë banorë të Malit të Zi, ndërsa Aleksandar Vuçiç duket se po kërkon shtimin e tensioneve në vendin fqinj.

Pas takimit që zhvilloi me Patriarkun Irinej, Vuçic tha tha se qëllimi i autoriteteve malazeze është që “serbët të zhduken nga Mali i Zi brenda një dekade”, por paralajmëroi se nuk do të lejohet një “Stuhi” tjetër, referuar betejës së vitit 1995 në Kroaci, kur shumë serbë u dëbuan nga vendi.

“Për sa kohë situata në Mal të Zi është shqetësuese, ne e kuptojnë qëndrimin e Kishës Ortodokse Serbe. Duhet të jemi më të kujdesshëm sepse nuk duam të bëjmë atë çfarë na bën neve”, tha Vuçiç duke shtuar se qëllimi i tij nuk është të ndërhyjë në punët e brendshme të Mali të Zi, ashtu si ky i fundit bëri kur njohu pavarësinë e Kosovës.

Serbia po sheh me shqetësim daljen e Mali të Zi nga sfera e saj e influencës. Vendi i vogël ballkanik që shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2006, u anëtarësua në NATO në vitin 2017-të, ndërkohë që në vitin 2016 u shmang një grusht shteti i orkestruar nga rusët për të bërë mundur pikërisht bllokimin e anëtarësimit të Malit të Zi në aleancën ushtarake Perëndimore.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV