21 janari/ Balla ‘shpërthen’ndaj Berishës: Je përgjegjësi i masakrës, ti e urdhërove

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të Sali Berishës lidhur me vrasjet e protestuesve më 21 janar 2011 në bulevard, të cilat ish-kryeministri i quajti “krim shtetëror pa dashje”.

Në postimin e tij, Balla krahason deklaratën e fundit të kreut të PD-së me atë çfarë kishte deklaruar në janar 2011 kur fliste për reagim nga snajperë.

“Uuuuu, paska ndryshuar qëndrim?! Shikoni çfarë thotë sot, çfarë ka thënë dje (më parë)”, shkruan Balla, duke shoqëruar videon me deklaratën e vitit 2011 të ish-kryeministrit, ku ai shprehet:

“Po preke gjënë më të vogël, do jenë 5 snajperë, katër në të katër anët dhe unë në atë dritare, dhe në mënyrë absolute do goditet. Vetëm po se shpoi plumbi.”

Ndërkohë, në deklaratën e fundit, Berisha shprehet:

“Se unë nuk mund të them që ata nuk u vranë nga njerëz të shtetit. Por krimi shtetëror, që ta dini ju, është krim shtetëror me dashje, krim shtetëror pa dashje.”

Në retorikën e tij politike, ministri Balla e ka akuzuar shpesh Sali Berishën si urdhëruesin e krimeve shtetërore dhe në përvjetorin e 14-të të ngjarjes këtë vit deklaroi se ende familarët presin drejtësi.

Të vetmit të dënuar për këtë krim janë ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, me një vit burg, dhe gardisti Agim Llupo me tre vite burg, por jo urdhëruesi. 14 vjet më vonë, ende nuk ka as drejtësi të pjesshme për Aleks Nikën, vrasjen e të cilit, në një vendim të saj, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut thotë se duhet të zbardhet si një krim shtetëror. Ndërkohë, SPAK ka një hetim në proces./e.t

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV