“Kundër shkëmbimit të territoreve”, Bosnja i del në krah Albin Kurtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryetarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Šefik Džaferović.

Ata kanë diskutuar lidhur me situatën nga koronavirusi, duke i komunikuar njëri-tjetrit masat që qeveritë e dy vendeve kanë ndërmarrë, në luftimin dhe menaxhimin e përhapjes së pandemisë, shkruajnë mediat kosovare.

Gjithashtu raportohet të jetë diskutuar edhe për marrëdhëniet bilaterale, lëvizjes së lirë të mallrave dhe të personave në mes dy shteteve.

“Me këtë rast, Džaferović falënderoi Kryeministrin në detyrë Kurti për vendimin për largimin e tarifës 100% ndaj mallrave nga Bosnjë dhe Hercegovina.

Kryeministri në detyrë Kurti tha se Republika e Kosovës nuk duhet ta trajtojë dhe nuk do ta trajtojë njësoj Bosnjën dhe Hercegovinën sikurse Serbinë.

Të dy konstatuan se kërcënimi më i madh me të cilin përballemi në dy vendet është lloji i politikës që nuk pati sukses gjatë luftës në vitet 90-ta, dhe se ideja e shkëmbimit territorial në mes Kosovës dhe Serbisë është e rrezikshme pasi e njëjta na kthen në vitet e 90-ta”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Kurti është shprehur më herët se taksa me Bosnje Hercegovinën duhet të hiqet, duke theksuar faktin se ajo nuk duhet të trajtohet njëlloj me Serbinë.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV