“Ora e zezë”/Drejtoresha e shtëpisë muze “Ismali Kadare” jep dorëheqjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesa duket të protestosh për liri nuk qenka edhe kaq e thjesht. Pasojat e atyre që mbajnë një post publik dhe protestuan në mbrojtje të teatrit po dalin pas.

Anna Shkreli, vajza e zv.ministrit Artan Shkreli ka dhënë dorëheqjen nga posti si drejtore ekzekutive e Shtëpisë Muze “Ismail Kadare”.

Ka qenë një postim në profilin e Anna Shkrelit që ka shtuar zërat për dorëheqjen e saj për shkak se mori pjesë në protestën e aktorëve dhe artistëve për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ne orën time te zeze mendova se njerëzit per liri kanë dhënë jetën. New beginnings”, shkruan Anna Shkreli në rrjetin social.

Ndërkohë, miqtë e saj i urojnë suksese Anna Shkrelit në rrugën e saj, duke konfirmuar kështu dorëheqjen.

Anna Shkreli është vajza e zv.ministrit socialist Artan Shkreli dhe ish-deputetes socialiste Ledi Shamku.

Kujtojmë se, zv. ministri Artan Shkreli është një nga personazhet që nuk ka reaguar për shembjen e Teatrit pavarësisht “presionit” mediatik. E mesa duket, e bija, ka vendosur të reagojë e para përmes dorëheqjes.

 

 

b.gj/fjala.al

Të fundit

20 qershor 1967/ Nikol Kidman, eleganca e një ylli që lindi në Paqësor

Nga Leonard Veizi Në një mëngjes të artë të qershorit, kur dielli lind mbi valët blu të Paqësorit me një...

Vrasja e Bugsy Siegel, mafiozit që themeloi Las Vegasin modern

20 qershor 1947 Më 20 qershor 1947, në moshën 41-vjeçare, u vra brutalisht Benjamin "Bugsy" Siegel, një prej figurave më famëkeqe të krimit të organizuar...

Nis shkolla verore për deputetët e rinj të PS, lektori i parë Fatmir Xhafaj

Në ambientet e selisë së Partisë Socialiste ka nisur këtë të premte nga ora 09:00, shkolla verore e socialistëve. A2 CNN mëson se lektori i...

Plumba drejt një lokali në Fushë Krujë, detajet e para

Plumba lokalit ne fshatin Halilaj. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1.30 te mengjesit te sotem, persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri, plumbat...

A do të kandidojë për zgjedhjet në Tiranë? Arlind Qori: Nuk u trembemi betejave…

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, i pyetur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se ç’do të bëjë kjo parti nëse në Tiranë...

Lajme të tjera

Web TV