Deklatata e Trump: Soleimani qëndronte pas vdekjes së miliona njerëzve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja nga forcat amerikane e udhëheqësit të forcës elitë “Quds” të Iranit gjatë një sulmi ajror në Irak, ka nxitur thirrje nga për përmbajte, tek ato për hakmarrje.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme Mohammad Javad Zarif e quajti vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani “një akt terrorizmi shtetëror dhe shkelje të sovranitetit të Irakut“.

Ndërkaq, presidenti Trump shkroi në Twitter  duke mbrojtur vendimin e tij për të vrarë Qassem Soleimanin e duke thënë se komandanti i fuqishëm i Forcave Kuds qëndronte pas vdekjes së miliona njerëzve, përfshirë qytetarë amerikanë dhe bashkatdhetarët e tij iranianë.

Soleimani vrau ose plagosi rëndë mijëra amerikanë gjatë një periudhe kohe të zgjatur dhe po komplotonte të vriste shumë më tepër”, shkruan presidenti amerikan.

Ai ishte drejtpërdrejt ose jo përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve, përfshirë numrin e madh të kohëve të fundit të protestuesve të vrarë në Iran”, shtoi ai.

Nga ana e tij, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha sot se vrasja e tij shmangu një “sulm që pritej të ndodhte nga çasti në çast kundër interesave amerikane”. Departamenti amerikan i Mbrojtjes shtoi se Soleimani “po hartonte në mënyrë vazhdueshme plane për të sulmuar diplomatët dhe anëtarët e shërbimit amerikan në Irak, si dhe në të gjithë rajonin”.

Moshen Rezaei, ish-komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit tha se “Teherani do të hakmarret fuqishëm ndaj SHBA-së”.

Gjenerali Qassem Soleimanin ishte një nga strategët kryesorë ushtarakë të Iranit.

Të fundit

“PD duhet të ketë kujdes kur thërret FBI-në”

“21 janari 2011 ka qenë hera e fundit e FBI-së në Shqipëri. Partia Demokratike në atë kohë ra në...

‘Letërsia mund të jetë një formë rezistence’, Lea Ypi flet me Elif Shafak

Kujtimet e Lea Ypi në librin e saj “Të lirë” evokojnë fëmijërinë e saj në Shqipëri, para dhe pas rënies së komunizmit. Libri Indignity,...

FOTOLAJM: Gjarpri më helmues i Evropës bëhet “pasagjer” në makinë

Gjarpërinjtë janë mjeshtër të fshehjes, por ndonjëherë përfundojnë në vendin e gabuar. Zakonisht, zjarrfikësit ndërhyjnë. Kjo është ajo që ndodhi të hënën në Buje...

Zjarrfikëset u vijnë në ndihmë 3 personave të bllokuar në Zagori

Tre persona mbetën bllokuar në fshatin Ndëran në Zagori të Gjirokastrës, teksa po eksploronin zonën kishin mbetur të bllokuar dhe njëri prej tyre ishte...

Vijon rrafshimi në kryeqytet, Edi Rama publikon pamjet

Prej korrikut, aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Ashtu sikurse dhe kryeministri Edi Rama dha...

Lajme të tjera

Web TV