Fiter Bajrami, sot përmbyllet një muaj sakrifice, falja nëpër xhami

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një muaji sakrificash e solidariteti, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fiter Bajramin. Në ndryshim nga vitet e kaluara, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nuk ka qenë vendi ku janë mbledhur mijëra besimtarë, kjo për shkak të koronavirusit, i cili ka ndikuar rrënjësisht në përditshmërinë e njerëzve.

Xhamitë të cilat u hapën vetëm disa ditë më parë mikpritën dhjetëra besimtarë, të cilët u falën mbi të gjitha për shëndetin e familjarëve.

Në kryeqytet falja e Namazit u bë te xhamia e Kokonozi, te Pazari i ri, ku faljen e drejtoi kreu i Komunitetit Myslyman, Bujar Spahiu. E diela, si pasojë COVID-19, përkon me karantinën totale, ku të gjitha bizneset janë mbyllur, megjithatë kjo masë nuk ka prekur besimtarët të cilët kanë qenë të shumtë në xhamitë kryesore të qyteteve.

Fiter Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fiter Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.

Namazi i Bajramit ka dy rekate dhe dallon prej namazeve të tjera për nga mënyra e faljes. Në rekatin e parë pas tekbirit fillestar merren shtatë tekbire, mandej lexohet sureja Fatiha dhe ndonjë sure tjetër.

Pas plotësimit të rukusë dhe sexhdesë së rekatit të parë, ngritet për në rekatin e dytë dhe menjëherë merren pesë tekbire pas të cilëve lexohet Fatiha dhe ndonjë sure, më pas shkohet në ruku dhe sexhde e kështu përfundon namazi./b.b/fjala.al

Të fundit

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e...

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha...

Zaptimi i trotuareve, Rama jep mesazhin e radhës dhe e ka seriozisht

Vijon në të gjithë vendin aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje...

Nuk keni vendosur ende universitetin? Zgjidhja quhet U-Albania

Nëse ende nuk keni vendosur për universitetin ku do të vijoni studimet e larta, keni edhe pak ditë kohë. Më 29 korrik hapet zyrtarisht portali...

Barcelona nxjerr në shitje për 15 mln euro “zbulimin e sezonit”

Edhe pse ka bërë disa largime këtë merkato, Barcelona sërish e ka të nevojshme për të bërë largime të tjera, me qëllim që të...

Lajme të tjera

Web TV