Ekzekutohet pranë derës së shtëpisë i riu,autorët i vënë flakën mjetit me kallashnikovin brenda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 25 vjeçar është ekzekutuar në derën e shtëpisë së tij natën e Fiter Bajramit me 5 plumba nga 10 që u shtinë mbi të në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në rrethana ende të paqarta është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi Kristjan Breshanaj, 25 vjeç.

Viktima është qëlluar me pesë plumba. Autorët kanë djegur makinën pas krimit të rëndë, ndërsa brenda mjetit është gjetur edhe një armë automatike.

Forca të shumta të policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritën pika kontrolli dhe vijon  krehja e zonës për kapjen e autorit/ëve.

Gjatë krehjes së zonës, në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” Vlorë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në flakë një automjet, brenda të cilit është gjetur një armë zjarri automatik kallashnikov, e cila dyshohet të jetë arma e krimit.

Policia e Vlorës ka nisur të shoqërojë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për grumbullimin e çdo prove të vlefshme me qëllim  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./b.b/fjala.al/

Të fundit

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet...

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në...

Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie A. “Blutë” i kanë ofruar...

Masakër në një bilardo në Ekuador, vritet “Rasta”

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një masakër të ndodhur të dielën në mëngjes në provincën veriperëndimore të Ekuadorit, Santo Domingo de...

Kryediplomati gjerman në Azi, Berlini kritika Kinës për Tajvanin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi të dielën atë që e quajti “sjellje agresive” të Kinës në Ngushticën e Tajvanit përpara një udhëtimi në...

Lajme të tjera

Web TV