Emri/Qëllonte me armë zjarri në ajër, arrestohet i riu që “terrorizoi” banorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në Pukë ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi ka qëlluar me kallashnikov në fshatin Gojan i Madh. Besnik Gjoni është arrestuar pasi banorët njoftuan policinë për të shtëna me armë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, pas telefonatës së marrë për të shtëna me armë zjarri fshatin Gojan i Madh, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe pas marrjes së informacionit për situatën e ndodhur, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta, informacioneve të marra në rrugë operative dhe si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe reagimit të shpejtë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Besnik Gjoni 23 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë.

Ky shtetas kishte qëlluar disa herë në ajër, me një armë zjarri kallashnikov, duke krijuar panik te banorët e zonës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën 23-vjeçari kishte kryer qitje në ajër.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”./fjala.al

Të fundit

Dy F-35 italianë kapin avionin rus afër Kaliningradit

Forcat Ajrore Italiane kanë ndërhyrë për të ndaluar një avion rus që dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore pranë...

Bayern e priti gjithë verën, klubi anglez i merr sulmuesin për 90 mln euro

Nick Woltemade ka qenë një nga emrat më të lakuar në këtë merkato verore. Sulmuesi i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Stuttgart, ku...

Brataj: Gripi po vjen, kini kujdes!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në kanalin e tij në Youtube është shprehur se gjatë këtij viti pritet që të ketë një numër...

Mark Rutte: Putin është gati të vazhdojë luftën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar në lidhje me sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u goditën zonat civile dhe...

Lajmi i fundit: Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Një 61-vjeçar, shtetasi Piro Prroni është vrarë me armë zjarri në fshatin Abat në zonën e Shalës në Shkodër. Përmes një njoftimi, Policia bën të...

Lajme të tjera

Web TV