Qëndroi vetëm dy muaj në detyrë, jep dorëheqjen drejtori i QSUT, Florenc Spaho

Jep dorëheqjen drejtori i QSUT, Florenc Spaho.

Spaho ka qëndruar në këtë detyrë vetëm 2 muaj, kur mori postin.

Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes së papritur të tij, ndërkohë Spahon pritet që ta zëvendësojë Anxhela Paparizo.

Paparizo aktualisht është duke u prezantuar në ambientet e QSUT-së nga ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala.

Paparizo jeton prej kohësh mes Shqipërisë dhe Kanadasë, ndërsa ka mbajtur poste të rëndësishme edhe më herët./e.t