Kërkesa e ambasadorit Grenell: Kosova të heqë taksën ndaj Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi special i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka qenë i qartë në kërkesën e tij. Ai ka thënë se Kosova duhet ta heqë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe. Këtë kërkesë ai ua ka bërë një delegacion të Lidhjes Demokratike të Kosovës që i ka pritur në takim.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se gjatë bisedës, Ambasadori Grenell ka kërkuar nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe.

“Ambasadori Grenell, po ashtu, kërkoi nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të përqendrohet në politikat që thellojnë zhvillimin ekonomik dhe krijojnë vende pune për popullin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Që nga vendosja e taksës, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina u dëmtuan për qindra miliona euro. Kjo dëshmohet edhe në statistikat e importit.

Sipas Doganës, që nga vënia e taksës 100 për qind, vlera e importit nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ka rënë në 6 milionë euro. Krahasuar me vitin e kaluar, importi ka rënë për 99 për qind.

Produktet që vinin nga këto dy shtete më herët, tashmë importohen nga Shqipëria, Gjermania, Bullgaria e Italia.

Ndërkohë, dy subjektet politike që pritet ta krijojnë qeverinë e re, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja, kanë paralajmëruar se taksa apo tarifa doganore mund të zëvendësohet me masën e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidat i këtij subjekti politik për kryeministër të Kosovës, ka deklaruar se është i gatshëm dhe i interesuar që tarifën 100 për qind, ta zëvendësojë me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, siç ka thënë ai, në përputhje me rezolutën e Kuvendit të Kosovës të datës 7 dhjetor 2011.

Lexo edhe :  Shteti bektashi/ Rama: Bektashizmi, një thesar shqiptar që s’do e lemë të shuhet!

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 1.2 milion euro në ditë apo mbi 400 milionë euro në vit, ka qenë vlera e produkteve që kanë hyrë nga shteti i Serbisë në tregun e Republikës së Kosovës. Ndërkaq, vlera e prodhimeve “Made in Kosova” në territorin e Serbisë ka qenë rreth 40 milionë euro në vit.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në vazhdimësi kanë kërkuar pezullimin ose edhe shfuqizimin e kësaj takse.

 

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV