Ngërçi kushtetues, institucionet padi kundër njëra-tjetrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon përplasja institucionale. Tashmë beteja nuk është më vetëm mediatike apo televizive. Palët kanë vendosur t`i drejtohen gjykatës. Për pasojë institucioni i Avokatit të Popullit ka hapur një beteje ligjore me Këshillin e Emërimeve në drejtësi.

Në fakt lajmërimi ka ndodhur prej disa ditësh. Por vetëm ditën e fundit të 2019-s është mundësuar konkretizimi.

Por çfarë ka ndodhur konkretisht mes palëve?

Avokati i Popullit ka paditur Këshillin e Emërimeve në Drejtësi në lidhje me procedurat e ndjekura për listat e vakancave për në Gjykatën Kushtetuese, çështje kjo që solli shumë përplasje politike, kryesisht të Presidentit, Ilir Meta me kreun e KED, Ardian Dvorani.

Padia është regjistruar në Gjykatën Administrative të Apelit më 31 dhjetor të vitit që lamë pas. Institucioni i Avokatit të Popullit e kishte paralajmëruar që me datë 19 dhjetor një padi të tillë. Me anë të një reagimi publikoi një raport të gjatë rreth KED.

Institucioni i Avokatit të Popullit që është edhe një nga organet kryesore që mbikëqyr veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtës theksoi se padia është bërë për ‘procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë’!

Po ashtu edhe për ‘kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë’.

Gjykata Administrative e Apelit njofton se e ka regjistruar çështjen dhe shorti për shqyrtimin e saj ka përzgjedhur gjyqtaren Enkelejda Softa (Metaliaj).

Ndërkohë në raportin e publikuar më parë nga AP ndaj KED, theksohej se: Gjatë hartimit të rregulloreve të funksionimit të KED u konstatua një përpjekje për të kufizuar kompetencat ligjore të institucionit të Avokatit të Popullit. Këto kompetenca lidheshin edhe me pjesëmarrjen në mbledhje, duke “parashikuar një kufizim të mëtejshëm të transparencës së Këshillit”.

Lexo edhe :  Pallati i konfiskuar, Rama i rikthehet akuzave ndaj gjyqtarit Balliu

AP ashtu si Presidenti ka zgjedhur të hedhë akuza ndaj kreut të KED duke thënë se është vërejtur mungesë transparence në ngritjen e KED.

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka sjellë një përplasje mes presidentit dhe mazhorancës, por edhe mes Presidentit dhe kreut të KED, Ardian Dvorani. /Fjala.al/

Të fundit

Takimi Zelensky-Putin, në skenë del… Budapesti

Shtëpia e Bardhë po e shqyrton kryeqytetin hungarez Budapestin si një vend për të pritur një samit të mundshëm...

“Çfarë dreqin po thotë ky?!” Giorgia Meloni bëhet virale

Kryeministria italiane Giorgia Meloni ka qenë një prej politikanëve të rëndësishëm, që morën pjesë në takimin me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, për...

Vala e fundit e të nxehtit shkakton mbi 1000 vdekje në Spanjë

Spanja është goditur nga një valë ekstreme të nxehti nga 3 deri më 18 gusht, e cila ka rezultuar më vdekjeprurësja deri më tani,...

Liverpool ofron shifrën rekord për Alexander Isak

Liverpool jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga transferimi i Alexander Isak, pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të Newcastle, por klubi i kuq po...

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se janë në proces përgatitjet për takimin midis Vladimir Putin...

Lajme të tjera

Web TV