Federata e futbollit të Brazilit doli krejtësisht kundër rrymës duke udhëzuar klubet për të rinisur stërvitjet me ngarkesë optimale, përkundër rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore. Botafogo dhe Fluminense kundërshtuan por në vendin e “Seleçao” po përgatiten për sfida elektrizuese në mes të muajit të ardhshëm, edhe pse coronavirus shton raste në mënyrë alarmante.
Klubet e Rio de Janeiro u takuan me federatën lokale dhe vendosën të rifillojnë stërvitjen. Ato vendosën gjithashtu një datë për të rifilluar kampionatin shtetëror, të ndërprerë në mes të marsit: Do nisë në 14 Qershor, pa publik. (fjala.al). Një masë e konsideruar e pakuptimtë nga media lokale. Por çfarë po ndodh me pandeminë në vendin latin.
Përhapja e koronavirusit dhe numri i vdekjeve në Brazil dhe me fokusin kryesor në Rio (qytet në të cilin u regjistruan rreth 38,000 të infektuar, me gati 4,000 vdekje) nuk janë duke u zvogëluar. Kulmi i “kurbës” nuk ka arritur akoma. Ndërkohë, në impiantin më të madh të futbollit në otë, në stadiumin mitik Maracanã është ngritur një spital për pacientët Covid-19.
Kryetari i Bashkisë së Rios, Marcelo Crivella, u takua së bashku me klubet dhe drejtuesit e Shoqatës së Futbollit Shtetëror të Rios (çka është autorite ndryshe nga Konfederata Braziliane). Komuna e Rio ka imponuar një protokoll sipas të cilit nuk do të ketë ndeshje në brenda qytetit shtet deri në fillim të qershorit.(fjala.al)