Një valë e dytë e koronavirusit? Mjeku Pipero ka një parashikim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për mjekun infeksionist Pëllumb Pipero nuk do të ketë një valë të dytë të koronavirusit. I ftuar në studion e “Abca-ja e mëngjesit”, Pipero tha se në gjykimin e tij nuk do ketë një valë tjetër.

Megjithatë siç thekson mjeku edhe nëse Covid-19 rikthehet sërish nuk do të ketë nevojë për karantinë.

“Ka një pjesë që e mbështesin një valë të dytë, ka një pjesë që nuk e besojnë. Unë nuk e besoj rikthimin e një vale të dytë. Mendoj se edhe nëse do ketë vazhdimësi apo rikthim do të jetë shumë më e butë. Mendoj se nga e gjithë kjo thelbi i suksesit është distanca.

Jeta nuk do frenohet më. Nuk do ketë karantinë. Mendoj se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë bie në kontakt dhe fitojnë imunitet. Mundësitë për ta menaxhuar janë të mundshme dhe bëjnë të mundur që dëmi të jetë më i vogël. Ndaj them nuk duhet të jemi të trembur”, tha mjeku.

Pipero deklaroi se lajmi i mirë është se ky virus ka strukturë gjenetike të qëndrueshme. “Lajm shumë i mirë është që ky virus ka strukturë gjenetike të qëndrueshme. Ose do të largohet ose do ketë një zgjidhje afatgjatë. Zgjidhje do të ketë dhe është shumë e shpejt”, tha ai.

I pyetur se përse një çift duhet të qëndrojë njëri para dhe tjetri pas në makinë, Pipero tha se kjo nuk ka sens. Po ashtu sipas tij edhe mbajtja e maskës në makinë nuk është e nevojshme, ndërsa shton se mund të jetë edhe e rrezikshme.

“Nuk ka sens as të mbash maskën në makinë dhe as në rrugë. Maskën e mbajtur në makinë e ulin sasinë e oksigjenit. Mund të bësh edhe aksident kur mban maskën. Edhe me gruan mund të rrish në makinë. Disa thonë që nuk dua të më ndalojë policia. Por tani nuk ka më, dhe nuk ka sens”, tha ai.

Të fundit

Berisha: Rama tallet! Zjarrfikësit duan mjete dhe jo lëvdata boshe

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me dekoratat që Kryeministri Edi Rama i...

Pse Milani e refuzoi? Boniface më në fund tregon “sekretin”

Viktor Boniface ka thyer heshtjen dhe për herë të parë ka zgjedhur të flasë hapur për transferimin e tij të dështuar te Milani. Sulmuesi...

Erion Braçe ngre alarmin: Shqiptarët po mashtrohen

Ndryshe nga 3 dekada më parë, në vitin e mbrapsht 1997... sot shqiptarët po mashtrohen nga “firmat piramidale në internet”. Ato që joshin për...

Zelensky nuk sheh “tryezë” me Putin

Çdo takim midis presidentëve rusë dhe ukrainas duhet të jetë “i përgatitur mire”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e theksoi këtë, duke nënkuptuar se...

Tensione diplomatike, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete”

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim...

Lajme të tjera

Web TV